Polipet


Polipet janë fryrje ose ngritje të mukozës, të cilat zhvillohen në hapësirën e organeve kavitare të traktit tretës (ezofag, stomak, zorrë e hollë, zorrë e trashë, tëmth). Në disa raste polipet shfaqen edhe në formë të sheshtë dhe quhen sesile.

Polipet gastrointestinale, veçanërisht ato të stomakut dhe të zorrës së trashë, janë më të shpeshta krahasuar me llojet e tjera të polipeve të traktit tretës. Gjithashtu, ato kanë shumë karakteristika të përbashkëta midis tyre.

  • Polipet mund të zhvillohen në çdo organ kavitar të organizmit tonë. Organe si: laringu, hunda, uterusi, fshikëza e urinës etj.
  • Polipet mund të shfaqen të vetme ose në grupe.
  • Polipet mund të zhvillohen në një organ ose në disa organe.
  • Polipet mund të kenë madhësi të ndryshme.
  • Polipet shfaqen me të njëjtën shpeshtësi si te meshkujt, ashtu edhe te femrat, kryesisht mbi moshën 50 vjeç.
  • Polipet shfaqen, ndonëse më rrallë, edhe te moshat e reja.

Disa faktorë rreziku për zhvillimin e mundshëm të polipeve janë:

  • Historia familjare, predispozita gjenetike.
  • Konsumi i tepruar i yndyrave.
  • Konsumi i rregullt i duhanit.
  • Konsumi i rregullt i alkoolit.

Ankesat:

Kur polipet kanë përmasa relativisht të vogla, në shumicën e rasteve nuk japin shqetësime. Kur ato arrijnë në përmasa relativisht të mëdha, atëherë i sëmuri mund të këtë ankesat e mëposhtme:

  • Ankesa jotipike për sëmundjen:
    • Ndjesi ngopjeje.
    • Fryrje apo dhimbje barku.
    • Humbje oreksi.
  • Personat që kanë këto ankesa kanë shpesh pezmatim të mukozës së stomakut.
  • Mund të shfaqet hemorragji që është komplikacion i polipeve.
  • Ajo mund të jetë makroskopike dhe pacienti mund të ketë:
    • Të vjella me gjak, kur polipi zhvillohet në stomak.
    • Defekim me gjak, me ngjyrë të kuqe të pastër, kur polipi zhvillohet në zorrën e trashë.
  • Ajo mund të jetë mikroskopike dhe për pasojë nuk mund të shihet me sy të lirë.

Ankesa jashtë tubit tretës:

  • Dhimbje të kyçeve.
  • Zona eritematoze (të skuqura) në lëkurën e krahëve dhe te këmbëve.
  • Këto sëmundje nuk lënë pa prekur, edhe pse rrallë, sytë, rrugët e tëmthit, perikardin (cipën e zemrës), pankreasin dhe vazat e gjakut duke formuar edhe trombe tek këto të fundit.

Komplikacione:

  • Çregullime të rritjes kur shfaqen në fëmijëri.
  • Fistula – komunikime ose “tunele” bashkuese të zorrës së prekur me pjesët fqinje të saj. Këto mund të jenë pjesë të tjera të zorrës, organe të barkut ose vetë lëkura.
  • Abcese – qelbëzime, kryesisht, të kanalit të jashtëqitjes.

Diagnoza:

  • Vizitë gastro-hepatologjike.
  • Ekografi abdominale.
  • Tushe rektale.
  • Gastroskopi.
  • Kolonoskopi.
  • Analiza laboratorike:
    • Gjak komplet.
    • Markera tumoralë: CEA, AFP, CA19-9.
    • Feçe gjak okult.
  • Skaner abdominal (CT).
  • Duhet thënë së shumica e polipeve zbulohen rastësisht. Në shumicën e rasteve si pasojë e:

    • Kryerjes së një gastroskopie rutinë.
    • Kryerjes së një kolonoskopie rutinë.
    • Sqarimit të shkakut të një anemie nga një analizë gjaku.
    • Rezultatit pozitiv të analizës së feçe gjak okult.

Mjeku gjykon gjatë kryerjes së ekzaminimit endoskopik për marrjen ose jo të materialit bioptik.

Trajtimi:

  • Në disa raste përmasat e polipeve vijnë duke u zvogëluar deri në zhdukjen e plotë të tyre.
  • Polipet mund të hiqen me ndihmën e instrumenteve shtesë si laku me rrymë ose me lazeri gjatë ekzaminimit të gastroskopisë ose kolonoskopisë.
  • Ndërhyrje kirurgjikale në pjesën e barkut ose edhe në një pjesë të zorrës.
  • Rikontroll të stomakut ose të zorrës pas heqjes së polipeve me cilëndo mënyrë që rekomandon mjeku.

Parandalimi:

Diagnoza e hershme e polipeve është shumë e rëndësishme për të shmangur degjenerimin e tyre në kancer, respektivisht në kancer stomaku ose në kancer të zorrës së trashë. Personat që kanë histori familjare, pra kanë prindërit ose të afërm të familjes me polipe ose tumore të tubit tretës, duhet të kontrollohen dhe të tregojnë kujdes:

  • Me ushqimet e konservuara.
  • Me kosumin e tepërt të kripës.
  • Me konsumin e tepërt të alkoolit.
  • Me konsumin e duhanit.
  • Të shmangin sa të jetë e mundur stresin dhe jetën sedentare.
  • Të kryejnë rregullisht, edhe pa pasur ankesa, ekzaminimet e mëposhtme:

  • KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.