Laboratori është një departament shumë i rëndësishëm për një institucion mjekësor. Analizat e ndryshme, që mund të kryhen në laborator, janë shpesh vendimtare në: 
                            
                                    -  Vendosjen e diagnozës përfundimtare dhe/ ose diagnozës diferenciale.
 
                                    -   Përcaktimin e llojit dhe/ose të dozës së mjekimit. 
 
                                    -   Kontrollin periodik të një patologjie të caktuar.  
 
                                    -    Kontrollin rutinë të një individi. 
 
                                  
                                   Në laboratorin tonë mund të kryen analiza klinike, biokimike, imunologjike, hormonale, tumorale dhe bakteriologjike. Lista e mëposhtme përfshin ato më të zakonshmet.
 
                            
                                
                                Analizat klinike
                                
                                    -    Hemogramë (gjak komplet)  – analizë e cila pasqyron elementet e figuruara të gjakut. Disa prej tyre janë:
                                  
                                    
                                    -   Rruazat e bardha (WBC). 
 
                                    -  Rruazat e kuqe (RBC).  
 
                                    -   Pllakëzat e gjakut (PLT).  
 
                                    -   Etj.  
 
                                    
                                     
                                   -    Formulë leukocitare  – analizë e cila tregon sasinë e elementeve përbërëse të rruazave të bardha, të shprehur në përqindje.
                                    
  
                                     -    Urinë komplet  – analizë e thjeshtë urine me anë të së cilës konstatohet prezenca e rruazave të bardha (leukocite), e rruazave të kuqe (eritrocite) dhe e bakterieve.
                                    
 
                            
                                
                                
                                
                                   Analizat biokimike
                                
                                    -  Tregues të funksionit të veshkës:
                                    
                                    
 
                                    
                                   -  Tregues të funksionit të mëlçisë:
                                    
  
                                     -  Bilirubinë totale. 
 
                                    -  Bilirubinë direkte. 
 
                                      - SGOT.  
 
                                    -  SGPT.  
 
                                      -   ALP. 
 
                                    -   GGT. 
 
                                     -  LDH.   
 
                                    
                                     
                                    
                                   - Treguesit laboratorikë të diabetit:
                                    
  
                                     - Glicemi esëll. 
 
                                    -  Glicemi 2 orë pas ushqimi. 
 
                                      -  HbA1c. 
 
                                   
                                    
                                     
                                    
                                    
                                - Lipidograma – analiza të cilat tregojnë nivelin e yndyrave në gjak:
                                    
  
                                     -  Kolesterol. 
 
                                    -  Triglicerid. 
 
                                      -   HDL. 
 
                                       -   LDL. 
 
                                   
                                    
                                     
                                    
                                    
                                    
                                   -  Tregues labotatorikë të funksionit të pankreasit:
                                    
 
                                     -  Amilazemi. 
 
                                    -   Amilazuri. 
 
                                      -  Lipazemi.  
 
                                   
                                    
                                     
                                    
                                    
                                    
                                    -  PCR – proteina C reaktive.
                                    
  
                                    - Vlerat e kësaj analize mund të rriten në rastet e inflamacioneve të ndryshme si:
                                     -  Apendisiti. 
 
                                    -  Pankreatiti. 
 
                                      -   Sëmundjet reumatizmale. 
 
                                       -  Sëmundjet inflamatore të zorrëve. 
 
 
                                   - Mund të përdoret për të vlerësuar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të arterieve koronare. 
 
                                    
                                     
                                   
                            - Fibrinogjeni – analizë e cila shërben kryesisht për:
                                    
  
                                     -  Studimin e faktorëve të koagulimit të gjakut. 
 
                                    -  Për monitorimin e sëmundjeve progresive të mëlçisë, kockave, artikulacioneve, etj.  
 
                                      
                                  
                                    
                                     
                                    
                                     - Niveli i protrombinës/INR  – analizë e cila kontrollon mekanizmin e koagulimit të gjakut. Ndër funksionet kryesore të saj janë:
                                    
 
                                     -  Monitorimi i terapisë me hollues gjaku për pacientët që vuajnë nga sëmundje të zemrës. 
 
                                    -  Monitorimi i pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundje kronike të mëlçisë si: hepatitet dhe cirozat.  
 
                                      
                                  
                                    
                                     
                                      - Albuminemi   – analizë e cila shërben si tregues i përpunimit të albuminës në mëlçi. Në sëmundjet kronike të mëlçisë, si hepatitet dhe cirrozat, përpunimi i saj është deficitar dhe për pasojë vlerat e analizës dalin të ulëta.
                                
                                    
 
                                    - Proteina totale  analizë e cila kryesisht tregon:
                                    
                                    
                                    
  
                                     -  Gjjendjen nutricionale të organizmit. 
 
                                    -  Funksionin e mëlçisë dhe të veshkave. 
 
                                      
                                  
                                    
                                     
                                    
                                    
                                    - Uricemia – analizë e cila tregon nivelin e acidit urik në gjak. Një nivel i lartë i acidit urik në gjak mund të na sugjerojë sëmundje të artikulacioneve.
                                
                                    
 
                                    
                                    - Sideremia – analizë e cila tregon nivelin e hekurit në gjak. Përdoret kryesisht për diagnozën dhe ecurinë klinike të pacientëve që trajtohen për anemi nga mungesa e hekurit.
                                
                                    
 
                                    
                                     - Elektrolitet në gjak – analizë e cila tregon nivelin e elektroliteve ose të mineraleve në gjak.
                                    
                                    
                                    
  
                                     -  Kalcium (Ca).  
 
                                    -   Kalium (K). 
 
                                      -   Magnez (Mg). 
 
                                    -  Klor (Cl).  
 
                                  -    Natrium (Na). 
 
                                    
                                     
                                    
                                    
                                    - Acidi Folik   – analizë e cila tregon nivelin e acidit folik në gjak. Ndihmon në diagnostikimin e llojit të anemive.
                                
                                    
 
                                    
                                   - Vitamina B12 – analizë e cila tregon nivelin e vitaminës B12 në gjak. Ndihmon në diagnostikimin e llojit të anemive.
                                
                                    
 
                                    
                                   - CPK – analizë e cila tregon nivelin e kreatinë fosfokinazës në gjak. Ajo shërben për të diagnostikuar:
                                    
                                    
                                    
  
                                     -  Arrestin kardiak  
 
                                    -   Sëmundje të muskujve  
 
                                      -  Infeksione post-operatore.  
 
                                    
                                    
                                     
                                    
                                    - Faktori reumatoid   – analizë e cila përdoret për diagnostikimin e artritit reumatoid dhe sëmundjeve të tjera autoimune.
                                    
 
                                    
                                    
                                
                                  Analizat imunologjike 
                                
                                    - AgHBs  – tregues viral. Analizë e cila shërben për të identifikuar infektimin nga virusi i hepatitit B.
                                    
 
                                    - AntiHCV     – tregues viral. Analizë e cila shërben për të identifikuar infektimin nga virusi i hepatitit C.
                                    
 
                                     - HIV 1-2  – analizë e cila shërben për të identifikuar infektimin nga virusi HIV.
                                    
 
                                     - ASO   – analizë e cila tregon nivelin plazmatik të antitrupave të antisterptolizinës. Ajo shërben për të diagnostikuar infeksionin e shkaktuar nga bakteri i streptokokut.
                                    
 
                                     - Feçe gjak okult  – analizë e cila tregon prezencën e gjakut në feçe. Analizë rutinë për diagnostikimin e kancerit të zorrës së trashë.
                                    
 
                                     - Antigeni fekal për H. pylori    – analizë e cila tregon mbetjet e helikobakter pilorit në feçe.
                                    
 
                                     - Ferritinemi  – analizë e cila tregon rezervat e hekurit në gjak. Nivele të ulëta të saj ndeshen në rastet e anemive, kurse nivele të rritura të saj mund të ndeshen në sëmundje tumorale ose sëmundje kronike të mëlçisë, si hemokromatoza.
                                    
 
                                     - Analizat hormonale
 
                                    - Kontrolli i funksionit të gjëndrës tiroide: 
                                    
 
                                    
                                
                                   Markuesit tumoralë 
                                
                                 - CEA  – tregues tumoral i rëndësishëm për diagnostikimin dhe ecurinë e pacientëve që vuajnë dhe janë nën terapi për tumoret e zorrës, gjirit dhe mushkërive.
                                    
 
                            
                                    
                                    
                                     - AFP  – analizë e cila përdoret për:
                                     
                                  - Diagnostikimin dhe ecurinë klinike të pacientëve që vuajnë dhe janë nën mjekim për disa lloje tumoresh si:
                                        
                                        - Të mëlçisë.
 
                                        - Të lëkurës.
 
                                        - Të zorrës.
 
                                    
       
                                    - Evidentimin e tumorit të testikujve.
 
                                        - Kontrollin e anomalive embrionale dhe ato të placentës gjatë shtatzënisë.
 
                                    
                                    
                                     
                                    
                                    
                                      - CA 19-9  – analizë e cila shërben për diagnostikimin dhe ecurinë klinike të pacientëve që vuajnë dhe janë nën mjekim për disa lloje tumoresh si:
                                    
   
                                    
                                     - Ca 125   – analizë e cila shërben për diagnostikimin dhe ecurinë klinike të pacientëve që vuajnë dhe janë nën mjekim, kryesisht për tumorin e vezoreve. Vlera të larta të saj mund sugjerojnë dhe:
                                        
                                        - Tumore të qafës së mitrës.
 
                                        - Ciroza hepatike.
 
                                        - Tumore të pankreasit, të mushkërive, të orrës.
 
                                        
                                    
                                       
                                    
                                      - Psa/fPsa  – analizë e cila lidhet me kancerin e prostatës. Në rastet kur rezultati del pozitiv,  na s’gjeron se pacienti mund të vuajë nga kanceri i prostatës, kështu ekzaminimet instrumentale dhe laboratorike vazhdojnë për të konfirmuar ose rrëzuar këtë indikacion. Në rastet kur rezultati del negativ, gjithsesi nuk mund të përjashtohet 100% rreziku i kancerit të prostatës.
 
                                
 
                                      Analizat bakteriologjike
                                    
                                    
                                    
                                     - Feçe parazit  – analizë e cila tregon prezencën e parazitëve të ndryshëm, si giardia lamblia, në organizëm. Parazitë të cilët transmetohen lehtësisht ndërmjet individëve dhe shkaktojnë shqetësime tek të prekurit prej tyre. Nëse lihen pa u trajtuar mund të shkaktojnë probleme serioze.
 
                                     - Feçe kandida – analizë e cila tregon prezencën e kandidës (myk ose kërpudhë) në traktin tretës.
 
                                      - Koprokultura – analizë e cila tregon prezencën e baktereve, si salmonela dhe/ose shigela, në organizëm. Baktere të cilat shkaktojnë sëmundje të rrezikshme për jetën e njeriut.
 
                                         - Urokultura – analizë e cila tregon prezencën e baktereve në traktin urinar. Baktere të cilat mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme dhe në disa raste të rrezikshme për jetën e njeriut, siç është dhe e coli.
 
                                         - Kulturë fyti për kandida dhe koke – analizë e cila tregon prezencën e infeksioneve bakteriale ose mykotike në rrugët e frymëmarrjes.