Kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet, shumë njerëz besojnë se e freskëta është më e mira. Por a është e vërtetë kjo?
Sipas hulumtimeve të fundit nga Universiteti i Xhorxhias, si frutat e freskëta po ashtu edhe frutat e ngrira ruajnë përmbajtjen e tyre ushqyese.
Studiuesit ekzaminuan përmbajtjen e lëndëve ushqyese (veçanërisht vitaminën C, provitaminë A dhe vitaminën B) të 8 frutave dhe perimeve, përfshirë këtu edhe brokolin, spinaqin, boronicat dhe luleshtrydhet. Produktet u kategorizuan të freskëta, të ruajtura freskët (të ruajtura në frigorifer për 5 ditë) ose të ngrira.
Rezultatet treguan se nuk kishte ndonjë diferencë të konsiderueshme midis frutave dhe perimeve të freskëta dhe atyre të ngrira. Për më tepër, produktet e ngrira i kishin ruajtur lëndët ushqyese më mirë sesa të freskëtat, për vetë faktin se enzimat, që prishin lëndët ushqyese të produkteve, kishin ngrirë.
Ne ju këshillojmë që produktet e freskëta të sezonit të jenë gjithmonë zgjedhja juaj e parë. Në pamundësi të sigurimit të tyre ose në rastin e produkteve josezonale, patjetër të ngrirat janë zgjedhja më e mirë, dhe jo ruajta e produkteve për një kohë të gjatë e më pas konsumimi i tyre.
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, është e rekomandueshme që çdo ditë të konsumohen 2-3 racione fruta dhe 2-3 racione perime.
1. Ha shpesh dhe në porcione të vogla...
Kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet...
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës ...
Politikat e Privatësisë
Copyright ©2021 Klinika Kajo. Designed By Vizional