Në Klinika Kajo ofrojmë një gamë të gjerë ekzaminimesh mjekësore të nevojshme për diagnostikimin, monitorimin dhe parandalimin e një sërë sëmundjesh gastroenterologjike, hepatologjike, kardiake, dhe jo vetëm. Ekzaminimet tona kombinojnë ekspertizën e mjekëve specialistë me teknologjinë moderne bashkëkohore, duke garantuar saktësi dhe kujdes të fokusuar tek pacienti. Për ta bërë më të lehtë orientimin e pacientëve, ekzaminimet mjekësore janë të organizuara në tre grupe kryesore: ekzaminime kardiologjike, ekzaminime gastro-hepatologjike dhe analiza laboratorike.
Ekzaminimet mjekësore në Klinika Kajo luajnë një rol të rëndësishëm si në diagnostikimin e hershëm si dhe në monitorimin afatgjatë të shëndetit. Në varësi të simptomave, historisë mjekësore apo qëllimeve parandaluese, mjeku mund të rekomandojë ekzaminime të ndryshme.
Në klinikën tonë, ekzaminimet mjekësore përfshijnë:
Këto ekzaminime ndihmojnë në vendosjen e një diagnoze të saktë, planifikimin e trajtimit dhe kujdesin parandalues.
Për lehtësi maksimale për pacientët, ekzaminimet mjekësore në Klinika Kajo në Tiranë janë të strukturuara sipas departamenteve përkatëse.
Ekzaminimet kardiologjike fokusohen në diagnostikimin, monitorimin dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe sistemit kardiovaskular. Ato ndihmojnë në vlerësimin e ritmit të zemrës, tensionit arterial, qarkullimit të gjakut dhe funksionit të përgjithshëm të zemrës. Ekzaminimet më të shpeshta kardiologjike përfshijnë ekg në qetësi, prove ushtrimore, holter tensioni, holter ritmi, si dhe ekografi kardiake dhe ekografi të arterieve karotide.
Shiko të gjitha ekzaminimet kardiologjike:
👉 Ekzaminime Kardiologjike në Klinika Kajo
Ekzaminimet gastro-hepatologjike vlerësojnë shëndetin e sistemit tretës, duke përfshirë ezofagun, stomakun, zorrët, mëlçinë, pankreasin dhe rrugët biliare. Këto ekzaminime janë thelbësore për diagnostikimin e sëmundjeve si refluksi gastroezofageal, ulçerat, sëmundjet inflamatore të zorrëve, sëmundjet e mëlçisë dhe kanceret e aparatit tretës. Ndër ekzaminimet më të zakonshme përfshihen gastroskopia, kolonoskopia, ekografia abdominale, elastografia e mëlçisë dhe biopsitë e nevojshme diagnostikuese.
Shiko të gjitha ekzaminimet gastro-hepatologjike:
👉 Ekzaminime Gastro-Hepatologjike në Klinika Kajo
Analizat laboratorike ofrojnë informacion të vlefshëm mbi funksionimin e brendshëm të organizmit përmes analizimit të mostrave të gjakut, urinës, feçeve dhe materialeve të tjera biologjike. Ato ndihmojnë në vendosjen e diagnozës, monitorimin e trajtimeve dhe zbulimin e hershëm të rreziqeve shëndetësore. Laboratori i Klinika Kajo ofron, ndër të tjera, analiza klinike, biokimike, hormonale, mikrobiologjike, dhe histopatologjike.
Shiko të gjitha analizat laboratorike:
👉 Analiza Laboratorike në Klinika Kajo
Ekzaminimet mjekësore në Klinika Kajo janë të përshtatshme për:
Zgjedhja e vendit ku kryhen ekzaminimet mjekësore është shumë e rëndësishme. Në Klinika Kajo, ne synojmë të ofrojmë një shërbim shëndetësor të besueshëm, profesional dhe të sigurt për çdo pacient.
Arsyet pse pacientët na zgjedhin përfshijnë:
Për të rezervuar një ekzaminim mjekësor në Klinika Kajo në Tiranë, Shqipëri, pacientët mund të kontaktojnë klinikën me telefon ose email, ose të paraqiten pranë recepsionit për të caktuar një orar. Stafi ynë do t’ju informojë për çdo përgatitje të nevojshme para ekzaminimit dhe do t’ju sqarojë mënyrën dhe kohën e marrjes së rezultateve.
Disa ekzaminime kërkojnë rekomandim nga mjeku specialist, ndërsa të tjera mund të kryhen pa rekomandim. Recepsioni do t’ju udhëzojë sipas rastit tuaj.
Po. Shumë prej ekzaminimeve ofrohen edhe për check-up parandalues dhe zbulim të hershëm të problemeve shëndetësore.
Po. Të gjitha ekzaminimet kryhen ose mbikëqyren nga mjekë specialistë të kualifikuar.
Rezultatet u komunikohen pacientëve drejtpërdrejt, sipas mënyrës së rënë dakord gjatë rezervimit. Gjithashtu, çdo pacient do të marrë një dokumentacion të shkruar me firmë dhe vule nga mjeku ekzaminues, për cdo vizitë, ekzaminim apo analizë të kryer në Klinika Kajo.
1. Ha shpesh dhe në porcione të vogla...
Kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet...
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës ...
Politikat e Privatësisë
Copyright ©2025 Klinika Kajo. Designed By Vizional