Kanceri i Mëlçisë


Hepatokarcinoma Primare ose Karcinoma Hepatoqelizore, e cila mund të njihet në gjuhën popullore edhe si “kanceri parësor” jo metastatik i mëlçisë, është një tumor malinj i mëlçisë i cili fillesën e tij e ka po në mëlçi. Pra nuk është rasti i metastazave të përhapura në mëlçi si pasojë e sëmundjeve të tjera malinje të organizmit. Është një tumor mjaft i përhapur dhe gjithmonë në rritje në vendet e zhvilluara. Ai prek 3 herë më shumë meshkujt se femrat dhe zhvillohet zakonisht:

  • Në dekadën e 3-4 të jetës tek Aziatiket.
  • Në dekadën e 5-6 tek Europianët dhe Amerikanët.

Disa nga shkaqet kryesore të tij janë:

  • Cirroza e Mëlçisë e çfarëdolloj gjeneze/shkaku.
  • Hepatiti Kronik Viral i shoqërouar ose jo me Steatohepatitin Jo Alkoolik.
  • Aflatoxina B1 e mykut Aspergillus Flavus që rritet mbi drithëra e ushqime në klimë të lagësht.

Ankesa:

  • Dhimbje shtypëse në kuadrantin e sipërm të djathtë të barkut.
  • Dobësi trupore.
  • Temperaturë.
  • Rënie në peshë.
  • Ndjesia e prekjes së një mase nën harkun brinjor të djathtë ose në stomak.
  • Ënjtje këmbësh.
  • Zverdhje të syve.
  • Kruarje të trupit.
  • Ulje të oreksit.

Diagnoza:

  • Vizitë Gastro-Hepatologjike.
  • Funksioni hepatik (i mëlçisë): Bilirubinë Direkte, Bilirubinë Totale, SGOT, SGPT, ALP, PCR, LDH, GGT, Fibrinogjen, Albuminemi.
  • Funksioni renal (i veshkës): Azotemi, Kreatinemi.
  • Glicemi.
  • Elektrolitet (Ca, K, Mg, Cl, Na).
  • INR.
  • Gjak Komplet.
  • Lipidograma: HDL, LDL, Triglicerid, Kolesterol Total.
  • Hekuri në gjak: Sideremi, Ferritinemi.
  • Markerat tumoral: CEA, AFP, Ca 19-9, Ca 125.
  • Ekografi Abdominale.
  • CT Skaner Abdominal dhe të mushkërive me kontrast nga goja dhe venoz.

Trajtimi:

  • Kanceri i Mëlçisë në një mëlçi Jo-Cirrotike kërkon rezeksion (heqje) kirurgjikal.
  • Kanceri i Mëlçisë në një mëlçi me Cirrozë Hepatike kërkon transplant të vetë mëlçisë.
  • Ablacion (heqje) me Radiofrekuence (RFA).
  • TransArterial ChemoEmbolimi (TACE) – Bllokimi i arteries që furnizon me gjak atë masë tumorale.
  • Terapia Palliative – Mjekimi që qetëson vetëm simptomat, përdoret zakonisht kur nuk i jepet dot zgjidhje problemit.

Prognoza ose ecuria e sëmundjes:

  • Jetëgjatësia deri në 5 vjet është e lidhur me stadin në të cilën fillon terapia si dhe me heqjen radikale të tumorit:
    • Pas Transplantit të Mëlçisë: 40-70%.
    • Pas Rezeksionit të Pjesshëm të Mëlçisë: 20-50%.
    • Pas Terapisë Lokale Ablative ( RFA ose TACE): 20-50%.
  • Nga Terapia Palliative, pritshmëritë për jetëgjatësi janë mesatarisht 6-12 muaj.

Parandalimi:

  • Vaksinimi ndaj Hepatitit B.
  • Kujdesi ndaj transmetimit të Hepatitit B dhe/ose C.
  • Evitimi i konsumit të tepruar të alkoolit.
  • Evitimi i kunsumit të tepërt të yndyrnave shtazore.
  • Të ushqyerit shëndetshëm në përgjithësi.
  • Kryerja e një jete aktive, jo sedentare.


  • KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.