Gastroskopia është një ekzaminim endoskopik i traktit të sipërm tretës që lejon mjekun të shikojë drejtpërdrejt brendësinë e ezofagut, stomakut dhe duodenit, për të identifikuar sëmundje, inflamacione, gjakderdhje ose ndryshime të dyshimta.
Ky ekzaminim kryhet me një tub fleksibël shumë të hollë (endoskop) i pajisur me kamerë dhe dritë, i cili futet nëpërmjet gojës dhe transmeton imazhet në një monitor.
Gastroskopia është një procedurë diagnostikuese dhe terapeutike që përdoret për:
Gjatë procedurës, mjeku mund të marrë edhe biopsi (mostra indore) për analiza të mëtejshme laboratorike.
Gastroskopia rekomandohet kur pacienti paraqet:
Gastroskopia kryhet në kushte të kontrolluara mjekësore dhe zgjat zakonisht nga 5 deri në 15 minuta. Gjatë kësaj procedure:
Procedura është përgjithësisht e padhembshme dhe tolerohet mirë nga shumica e pacientëve.
Përgatitja e saktë është thelbësore për rezultate të sakta. Hapat që duhet të ndiqni janë:
Në fund të procedurës ju do të merrni raportin e shkruar të gastroskopisë, si dhe një DVD me filmimin e rregistruar të saj. Mjeku do t’ju japë, gjithashtu, udhëzime të personalizuara në varësi të diagnozës dhe gjendjes suaj shëndetësore.
Pas gastroskopisë:
Nëse gastroskopia është kryer nën sedacion, ju duhet që për 12 deri në 24 orët e ardhshme të MOS:
Mbikëqyrja:
Ushqimi dhe pijet:
Aktiviteti:
Gastroskopia është një procedurë shumë e sigurt. Komplikacionet janë të rralla, por gjithsesi të mundshme. Më të zakonshmet mund të përfshijnë:
Mjeku ju informon paraprakisht për çdo rrezik të mundshëm dhe merr masat maksimale për sigurinë tuaj.
A është gastroskopia e dhimbshme?
Jo. Procedura është zakonisht e parehatshme, por jo e dhimbshme. Sedacioni e bën atë shumë të tolerueshme.
Sa kohë zgjat?
Zakonisht nga 5 deri në 15 minuta, vetëm si procedurë. Por, duke llogaritur kohën e pritjes në klinikë, vizitën paraprake, ekzaminimet e tjera të mundshme (si p.sh. ekografi abdominale), analizat e mundshme laboratorike, dhe përgjigjen finale, ju duhet të llogarisni rreth 2 deri në 3 orë kohë të shpenzuar, nga momenti që hyni në klinikë deri në momentin që dilni.
Kur dalin rezultatet?
Rezultatet vizuale, raportet mjekësore, diagnoza përfundimtare jepen menjëherë. Përgjigjet e Biopsisë kërkojnë disa ditë.
Ku mund ta kryej gastroskopinë?
Gastroskopia kryhet në Klinika Kajo në Tiranë, pranë Pallatit të Sportit Asllan Rusi. Për më tepër informacion rreth lokacionit shikoni faqen e kontaktit.
A mund të shkoj në punë pas procedurës?
Nëse gastroskopia është kryer në sedacion, atëherë është mirë që ajo ditë të bëhet pushim. Pacientët që dalin nga procedura e sedacionit nuk duhet të ngasin automjete, të përdorin makineri të rrezikshme, të konsumojnë alkool ose të marrin vendime ligjore për 12 deri në 24 orët e ardhshme. Nëse gastroskopia është kryer pa sedacion dhe mjeku nuk ju ka rekomanduar të kundërtën, atëherë mund të vazhdoni punën normalisht.
Gastroskopia kryhet nga gastroenterologët tanë me përvojë, duke përdorur pajisje moderne dhe protokolle të avancuara sigurie.
Nëse keni simptoma që kërkojnë vlerësim endoskopik ose dëshironi një kontroll parandalues, stafi ynë është gati t’ju ndihmojë.
Rishikuar nga Prof. Asc. Dr. Ilir Kajo, Gastro-Hepatolog, Endoskopist, Klinika Kajo
1. Ha shpesh dhe në porcione të vogla...
Kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet...
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës ...
Politikat e Privatësisë
Copyright ©2025 Klinika Kajo. Designed By Vizional