 
                                
                                
                                 Fissura e kanalit anal është një çarje gjatësore e këtij kanali, që në shumicën e rasteve ndodh në murin e pasëm të këtij kanali, nga ana e kërbishtit. 
                             
                            
                               Ankesat:
                                
                                  
                                
                                - Dhimbje gjatë procesit të jashtëqitjes, por edhe pas saj.
- Konstipacion.  
- Fissurat mund të ndodhin edhe kur jashtëqitja është e thatë, por edhe kur është e qullët.
- Jashtëqitje me gjak.  
- Jashtëqitjë në trashësinë e një lapsi (ndodh kur kanali anal është shumë i kontraktuar).  
Trajtimi: 
                                
                                
                                
                                   
   
                                    - Vizitë gastro-hepatologjike.  
- Dietë ushqimore në mënyrë që procesi i jashtëqitjes të realizohet lehtë, natyrshëm dhe pa sforcim.
-  Medikamente si:
                                         
                                          - Laksativë që merren nga goja.   
- Laksativë që merren nga kanali anal.  
- Qëtësues dhimbjesh që merren nga goja.   
-  Qëtësues dhimbjesh që merren nga kanali anal.  
 
- Ndërhyrje kirurgjikale (kur sëmundja nuk përmirësohet nga mjekimi dhe regjimi ushqimor).
Parandalimi:
                                
                               
                               
                               
                                 
                                     
                                        
                                       - Vizitë gastro-hepatologjike, sapo shfaqen ankesat e para, në mënyrë që sëmundja të kapet në stadet (fazat) e para. 
- Të shmanget konstipacioni nëpërmjet dietës së pasur me zarzavate dhe fruta.  
                   
 
               
                       
  
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.