Hepatiti Kronik, Tipi B


Hepatiti B është një infeksion i shkaktuar nga virusi i Hepatitit B. Ky virus futet në organizëm nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë të gjakut ose nëpërmjet sekrecioneve nga një njeri i infektuar te një njeri i shëndoshë. Hepatiti ndahet në:

99% i të gjithë vëllimit të gazrave në stomak dhe në zorrë përbëhet nga 5 gazra pa erë:

  • Hepatit Akut, nga momenti i infektimit deri në gjashtë muaj.
  • Hepatit Kronik, mbi gjashtë muaj nga momenti i infektimit. Në rastet kur sistemi imunitar nuk arrin ta mposhtë infeksionin.

Hepatiti Kronik, i Tipit B mund të japë një sërë komplikacionesh afatgjata te pacientët e prekur. Ato më të rëndësishmet janë:

  • Cirroza e kompensuar ose e dekompensuar.
  • Kanceri i mëlçisë.
  • Dëmtimet e veshkave.
  • Dëmtimet e enëve të gjakut.

Ankesat:

  • Humbje të oreksit.
  • Të përziera dhe/ose të vjella.
  • Ethe, temperaturë subfebrile (temperaturë të lehtë të trupit, nën 38°C).
  • Urinë me ngjyrë të errët.
  • Dhimbje kyçesh dhe muskujsh.
  • Zverdhje të syve dhe të lëkurës.
  • Dhimbje në zonën e mëlçisë (në të djathtë, nën brinjë).

Diagnoza:

Hapi i parë është vizita gastro-hepatologjike (çdo gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj). Bazuar në ankesat, ecurinë e këtyre ankesave, historikun e jetës dhe historikun shëndetësor të familjes, mjeku specialist harton planin e ekzaminimeve laboratorike dhe instrumentale, për të vendosur shkallën e infeksionit dhe të inflamacionit.

    Ekzaminime:

  • Ekografi abdominale.
  • Elastografi e mëlçisë.
  • Analiza:
    • Gjak komplet.
    • Urinë komplet.
    • SGOT, SGPT
    • GGT.
    • LDH.
    • Bilirubinë totale, bilirubinë direkte.
    • INR, niveli i protrombinës.
    • Fibrinogjen, ALP.
    • Albuminemi, proteinë totale.
    • Azotemi, kreatinemi.
    • Glicemi, Hb1Ac.
    • Lipidogramë.
    • PCR, LDH.
    • Uricemi.
    • AgHBs, Anti HBc-IgM, AgHBe, Anti HBe.
    • HBV-DNA.
    • Anti HCV.

Trajtimi:

  • Hepatiti B është një sëmundje pothuajse e pashërueshme. Rastet e zhdukjes së plotë të kësaj sëmundje nga pacientët e prekur janë shumë të rralla.
  • Trajtimi me medikamente antivirale mund të parandalojë kalimin në cirrozë, mund të ngadalësojë përparimin e cirrozës, mund të reduktojë shfaqen e kancerit dhe të përmirësojë mbijetesën afatgjatë.
  • Ruajta e një ekuilibri të shëndetshëm ushqimor dhe jetësor, duke shmangur alkoolin, duhanin, yndyrat shtazore dhe stresin është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen afatgjatë të sëmundjes.
  • Duhen shmangur në maksimum medikamentet që dëmtojnë mëlçinë (p.sh Paracetamoli). Njoftoni çdo mjek tek i cili do të vizitoheni nëse vuani nga Hepatiti Kronik i Tipit B.

Parandalimi:

  • Vaksinimi është mënyra më e mirë që ju mbron në 95 % të rasteve.
  • Rekomandohet që të gjithë të porsalindurit, fëmijët dhe adoleshentët deri në moshën 18 vjeç të vaksinohen.
  • Vaksinimi rekomandohet edhe tek të gjithë të rriturit që kanë rrezik të lartë ndaj këtij infektimi.
  • Nëse nëna ka virusin Hepatitin B, foshnja duhet të marrë një injeksion shtesë brenda 12 orëve të lindjes, për një mbrojtje më të mirë. Pas 9 muajve foshnja duhet të testohet për t’u siguruar nëse është e imunizuar ndaj Hepatitit B.
  • Nëse keni virusin e Hepatitit B, ju duhet të jeni të përgjegjshëm për njerëzit që ju rrethojnë dhe të bëni maksimumin e kujdesit që ky virus të mos përhapet te njerëz të tjerë. Për këtë arsye, nëse jeni mbartës i Hepatitit B, ju duhet të:
    • Siguroheni që njerëzit, të cilët janë në kontakt të ngushtë me ju, të jenë të vaksinuar.
    • Përdorni prezervativ gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale.
    • Mos shkëmbeni furçat e dhëmbëve, brisqet ose gjëra të tjera sepse mbi to mund të ketë gjak, përfshi këtu dhe gjakun e thatë.
    • Mos lejoni që njerëzit e tjerë të prekin plagët tuaja, në qoftë se nuk kanë veshur doreza.
    • Mos ndani shiringa, age ose mjete të tjera të injektimit të drogës.
    • Mos dhuroni gjak, spermë, organe ose inde trupore.
  • Nëse jeni shtatzënë apo dëshironi të keni fëmijë, bisedoni me mjekun tuaj rreth vaksinimeve, për të cilat do të ketë nevojë fëmija juaj.


KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.