POLITIKA E PRIVATËSISË PËR APLIKANTËT PËR PUNË

Kjo politikë përcakton mënyrën se si Klinika Kajo mbledh, përpunon dhe mbron të dhënat personale të personave që aplikojnë për pozicione pune nëpërmjet formularit të aplikimit online në https://aplikim.klinika-kajo.al, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe Rregulloren Evropiane (BE) 2016/679 (GDPR).


1. PËRCAKTIMET


2. QËLLIMI I PËRPUNIMIT

Të dhënat personale mblidhen dhe përpunohen me qëllim:

  • Menaxhimin e procesit të përzgjedhjes për pozicione pune të hapura;
  • Vlerësimin e përputhshmërisë së aplikantëve me pozicionet;
  • Kontaktimin e kandidatëve të përzgjedhur për intervistë.

Referencë ligjore: Neni 5/1(b) i Ligjit Nr. 124/2024 – qëllime të përcaktuara dhe legjitime.


3. BAZA LIGJORE E PËRPUNIMIT

  • Pëlqimi i aplikantit, i dhënë në mënyrë të qartë përmes kutizës së pranimit në formular – Neni 6/1(a);
  • Interesi legjitim i punëdhënësit për të realizuar përzgjedhjen e punonjësve – Neni 6/1(ç) dhe 6/1(ë).

4. TË DHËNAT QË MBLIDHEN

Në përputhje me formularin e aplikimit online, Klinika mbledh këto të dhëna:

  • Emër
  • Mbiemër
  • Gjinia
  • Data e lindjes
  • Qyteti/Adresa
  • Numër telefoni
  • Email
  • Pozicioni për të cilin aplikohet
  • Dokumenti i identitetit
  • CV dhe dokumente të tjera të ngarkuara nga aplikanti (vërtetime, diploma, rekomandime)

Nuk mblidhen të dhëna sensitive (si gjendja shëndetësore, bindjet fetare etj.) në asnjë hap të formularit. Nëse ndonjë aplikant i përfshin, ato do të asgjësohen menjëherë dhe nuk do të përpunohen.


5. AFATI I RUAJTJES

  • Të dhënat personale të aplikantëve ruhen për maksimumi 6 muaj nga data e aplikimit;
  • Pas përfundimit të afatit, të dhënat asgjësohen në mënyrë të sigurt, sipas politikës së ruajtjes dhe asgjësimit të të dhënave të Klinika Kajo.

Referencë: Neni 5/1(d) i Ligjit Nr. 124/2024 – kufizimi i ruajtjes.


6. TË DREJTAT E APLIKANTËVE

Çdo aplikant ka të drejtë të:

  • Kërkojë akses në të dhënat e tij personale (Neni 14);
  • Kërkojë korrigjimin e të dhënave të pasakta (Neni 16);
  • Kërkojë fshirjen e të dhënave (“e drejta për t’u harruar” – Neni 17);
  • Kufizojë përpunimin në raste të caktuara (Neni 18);
  • Tërheqë pëlqimin në çdo kohë (Neni 6/2);
  • Parashtrojë ankesë pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

7. MARRËSIT E TË DHËNAVE

Të dhënat nuk u kalohen palëve të treta, me përjashtim të:

  • Punonjësve të autorizuar të Klinika Kajo që merren me procesin e përzgjedhjes;
  • Autoriteteve publike, vetëm nëse kërkohen me ligj.

8. MASAT E SIGURISË

Të dhënat ruhen dhe përpunohen në përputhje me masat teknike dhe organizative të parashikuara në Nenin 31 të Ligjit Nr. 124/2024, përfshirë:

  • Përdorimin e lidhjeve të sigurta (HTTPS);
  • Kufizimin e aksesit në të dhëna vetëm për personat përgjegjës;
  • Serverë të mbrojtur dhe backup periodik;
  • Regjistër i përpunimit dhe asgjësimit të të dhënave të aplikantëve.

9. KONTAKTE

Për çdo pyetje apo ushtrim të të drejtave të mësipërme, aplikantët mund të kontaktojnë:

DPO – Oficeri për Mbrojtjen e të Dhënave

Email: dpo@klinika-kajo.al