Diplomë Bachelor. Preferohen të diplomuarit në shkenca komunikimi, shkenca sociale, gjuhë të huaja, por të gjitha degët do të merren në konsideratë.
Diplomë shkollë e mesme. Do të merren në kosideratë në varësi të eksperiencave të mëparshme të punës dhe aftësive personale.
Eksperienca:
1-5 vjet
Detyrat funksionale të pozicionit të punës:
Të mirëpresë, akomodojë dhe të drejtojë pacientët bashkë me shoqëruesit e tyre, nëse kanë.
Të regjistrojë të dhënat e pacienteve në sistem.
Të informojë pacientët për shërbimet e klinikës, kostot, përgatitjet, stafin etj.
Të shërbejë në recepsion me rigorozitet dhe miresjellje si dhe të tregojë vigjilencë ndaj veprimeve të ndryshme që ndodhin brenda ambjeteve ku ushtrohet veprimtaria.
Të faturojë të gjithë shërbimet e kryera në klinikë dhe të arketojë shumat përkatëse në para.
Të kryejë mbylljen e arkës dhe dorëzimin e saj pas mbylljes së çdo turni.
Të përdorë sistemin e kartelave elektronike të pacientëve, sistemin e faturimit/fiskalizimit dhe POS-in bankar.
Të mbajë përgjegjësi monetare dhe profesionale për çdo balancë negative të arkës në turnin e saj.
Të përgjigjet në telefonin e klinikës konform me rregullat e kësaj të fundit dhe gjithmonë me mirësjellje, bindje, rigorozitet dhe të japë të gjithë informacionin e nevojshëm që kërkojnë pacientët.
Ti përgjigjet email-eve të pacientëve me anë të email-it të klinikës, konform rregullave të kësaj të fundit dhe gjithmonë me mirësjellje, rigorozitet, saktësi dhe drejtëshkrim.
Të sigurohet që pacientëve dhe shoqëruesve të tyre në holl të mos i mungojë asgjë, të jenë të qartë dhe të sqaruar.
Të sigurohet që njerëz të paautorizuar të mos hyjnë në ambjentet e punës së klinikës të pashoqëruar nga stafi mjekësor.
Të sigurohet që holli të jetë i pastër dhe i rregullt duke lajmëruar edhe sanitaren për çdo problematikë qe mund të lindë.
Të mbajë të rregullt dhe të pastër tavolinën e recepsionit.
Cilësitë personale të nevojshme për këte pozicion pune:
Korrektësi maksimale në zbatimin e orareve, rregullave, proçedurave dhe udhëzimeve.
Aftësi për të punuar në grup me kolegë të profesioneve të ndryshme, të moshave të ndryshme dhe të eksperiencave të ndryshme.
Aftësi, dëshirë dhe vullnet për të mësuar gjëra të reja dhe për tu përshtatur me një ambjent të ri pune, sa më shpejt.
Dëshirë dhe kurajo për të marrë përgjegjësi përsipër.
Aftësi komunikuese të avancuara.
Karakter i durueshëm dhe jo-konfliktual.
Aftësi të tjera
Njohja e gjuhës Angleze është avantazh për kandidatët.
Kjo faqe përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj të shfletimit, për të analizuar trafikun dhe për të ofruar shërbim të personalizuar.
Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookie-ve.
Mëso më shumë.