ZEMRA

09/10/2017
infrakti

Infarkti akut i miokardit është ndërprerja e menjëherëshme e furnizimit të muskulit të zemrës me gjak dhe për pasojë me oksigjen. Infarkti akut i miokardit përbën urgjencë mjekësore.

21/09/2017
Fibrilacioni Atrial

Sëmundjet që kanë të bëjnë me Çrregullimet e Ritmit të Zemrës janë disa nga sëmundjet më të vështira për t’u diagnostikuar dhe trajtuar. Çrregullimet e Ritmit kanë të bëjnë me dëmtimet apo sëmundjet e vetë zemrës, por mund të jenë pasojë e sëmundjeve apo shkaqeve të tjera, të cilat nuk lidhen direkt me zemrën. Për këtë arsye është e rëndësishme të përjashtohen të gjitha ato sëmundje, përtej atyre të zemrës, të cilat japin aritmi.

09/08/2017

Sëmundjet e lindura të Zemrës janë të shumta në numër. Për efekt përqëndrimi të informacionit në do të përmëndim ato që hasen më shpesh, siç janë vrimat e lindura të Zemrës si dhe ngushtimet e enëve kryesore të gjakut. Disa prej tyre janë:

09/08/2017

HTA është një faktor madhor rreziku për:

  • Sëmundjet e Zemrës dhe të enëve të gjakut.
  • Infarktin Akut të Miokardit.
  • Dëmtimet e Aortës dhe të Arterieve të këmbëve.
  • Disekimin dhe plasjen e Aneurizmës së Aortës Ascendente (ngjitëse) dhe asaj të barkut.
  • Sëmundjet e Trurit dhe të Veshkave.
  • Dëmtimet e Retinës së Syrit.

09/08/2017

Zemra është një muskul i fuqishëm i cili luan rolin e një pompe që pompon gjakun në të gjithë trupin. Por që kjo pompë të punojë duhet një stimul ose një impuls, i cili lind në një pikë të caktuar të muskulit.

09/08/2017

Arteroskleroza e Arterieve Karotide

  • Arteriet Karotide janë Arterie që e kanë origjinën nga harku i aortës dhe furnizojnë me gjak trurin si dhe pjesët e qafës dhe fytyrës.
  • Kemi dy arterie karotide: e majta dhe e djathta. Secila nga këto ndahet në dy degë: në Arterien Karotide të brëndshme ose Arteria Carotis Interna (ACI) dhe të jashtme ose Arteria Carotis Externa (ACE).
  • Arteriet karotide të brëndshme furnizojnë trurin me gjak të oksigjenuar dhe secila prej tyre, ka zgjatime më të vogla brenda në tru. Ato lidhen me njëra tjetrën duke formuar një rreth me enë gjaku i cili quhet “Circulus Willis”.
  • Arteriet karotide të jashtme furnizojnë me gjak të oksigjenuar qafën dhe fytyrën.
  • Në rastet kur formohen pllaka Artero Sklerotike ose pllaka me yndyrë në muret e ACI, dëmtohet rrjedhja normale e gjakut. Sa më shumë të ngushtohet rrezja e Arteries Karotide aq më shumë pakësohet furnizimi me gjak i Trurit.

Faktorët e rrezikut që ndikojnë në formimin e Pllakave Arteroskleroti