Prof. Dr. Efrosina Kajo

Prof. Dr. Efrosina Kajo

NIna Kajo Klinika KajoDr. Nina ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në vitin 1979. Në vitin 1980 është emëruar në Klinikën e Kardiokirurgjisë, si pjesë e stafit kirurgjikal për ndërhyrjet në Zemër. Me përfundimin e specializimit pas universitar për Kardiologji në vitin 1985, ajo ka punuar si Kardiologe në Klinikën e Kardiokirurgjisë pranë QSUT për 35 vjet. Në 1995 ka kryer një specializim afatgjatë në një nga 4 qëndrat Kardiokirurgjike më të mëdha të Europës, në Bad Oeynhausen, Gjermani, për Ekografi Kardiake (TTE dhe TEE).

Kontributi i saj 35 vjeçar në Kardiokirurgji ka përfshirë:

  • Diagnostikimin Ekokardiografik të pacienteve për Operacione Kardiake.
  • Vlerësimin klinik dhe Ekokardiografik intraoperator (gjatë ndërhyrjes kirurgjikale) dhe postoperator (pas ndërhyrjes kirurgjikale).
  • Ndjekjen postoperatore afatgjatë, në mënyrë të veçantë tek pacientët me Valvula Artificiale.
  • Ndjekjen intraoperatore dhe postoperatore të pacientëve të operuar me Bypass Aortokoronar.
  • Diagnostikimin dhe ndjekjen e sëmundjeve të lindura të zemrës tek fëmijët dhe të rriturit.


Specialiteti
: Kardiologji

Specializimet: Ekokardiografi

Kualifikimet: Profesor

Gjuhët e huaja: Anglisht, Italisht, Frëngjisht

Fokusi Klinik

  • Ekzaminimi i Valvulave Artificiale të Zemrës
  • Sëmundjet e lindura të zemrës tek fëmijet dhe të rriturit
  • Hipertensioni
  • Sëmundjet ishemike të zemrës
  • Çrregullimet e ritmit dhe të përçimit
  • Çrregullimet e yndyrnave

Fokusi në Ekzaminime

  • TTE – Ekografi Tripleks Kardiake Trans-Torakale
  • TEE – Ekografi Tripleks Kardiake Trans-Ezofageale
  • Ekografi Tripleks e Vazave të Qafës

Formimi Akademik

  • Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës 1974-1980

Kualifikime Pas-Universitare

  • Specializim pas-universitar në fushën e Kardiologjisë pranë Spitalit nr.1 Tiranë, 1983-1985.
  • Kualifikim pas universitar në fushën e Ekokardiografisë(TTE e TEE) në Gjermani ne Herz-und Diabeteszentrum NRW Klinik fur Thorax-und
  • Kardiovaskularchirurgie, Bad Oeynhausen dhe Bundeswehrkrankenhaus Ulm, Abteilung Innere Medizin, 1994-1995.
  • Kualifikim pas universitar për “Dopplersonographie der Aorta, Becken und Beine sowie der Arme, die transcranielle etc.” në Gjermani, Praxis fur gefasserkrankungen-Bielefeld, 2002.
  • Kualifikim pas universitar për “Duplex Sonography” të vazave ekstrakraniale, intrakraniale dhe atyre periferike në Gjermani në Herz-und Diabeteszentrum NRW Klinik fur Thorax-und Kardiovaskularchirurgie, Bad Oeynhausen, 2002.
  • Kualifikim pas universitar për Cardio-CT e Cardio-MRT në PrivatPraxis fur Radiologie und Kardiologie, 2006-2007.

Tituj dhe Pozicione Pune

  • Kardiologe në Klinikën e Kardiokirurgjisë, 1980-2016.
  • Pedagoge e jashtme në Fakultetin e Mjekësisë, Kardiologji në Departamentin Anestezi Reanimacion, 1992.
  • Pegadoge e brendshme në Fakultetin e Mjekësisë në katedrën e Fiziologjisë Patologjike, 1996.
  • Titulli “Doktor Shkencash” ne mjekësi, 1997.
  • Shefe e seksionit të Fiziologjisë Patologjike në Fakultetin e Mjeksisë, 1998 e në vazhdim.
  • Kardiologe, Ekokardiografiste në Klinika Kajo, 1999 në vazhdim.
  • Titulli “Profesor i Asociuar”, 2002.
  • Titulli “Profesor”, 2016.

Anëtarësime

  • Anëtare e Komisionit për vlerësimin e doktoraturave të Fakultetit të Mjekësisë si dhe specializimeve pas universitare.
  • Anëtare e Urdhërit të Mjekëve te Shqipërisë.
  • Anëtare e Shoqatës Shqiptarë të Kardiologjisë.
  • Zv.Presidente e Shoqatës Shqiptare të Ekokardiografisë.
  • Anëtare e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë.
  • Anëtare e KEMP-it Tiranë.

Publikime

  • Botimi i Monografisë – “Ndërlikimet e vonshme në të sëmurët e operuar me proteza valvulare”, 2001.
  • Teksti “Fiziologjia Patologjike” aprovuar nga Komisioni Shkencor i Fakultetit të Mjeksisë për studentët, 2004.
  • Bashkëpuntore në tekstin “Kirurgjia Vazale” për studentët e mjekësisë së përgjithshme dhe pasuniversitare, 2007.
  • Bashkautore në tekstin “Ekokardiografia” për specializantet pasuniversitare në temat “Protezat valvulare, mekanike e biologjike”, “Masat, formacionet, tumoret e zemrës”, 2014.
  • Autore dhe bashkautore në periodikë mjekësorë brenda dhe jashtë vëndit. Rreth 111 referime brenda dhe jashtë vëndit; 19 botime ndër të cilat 9 jashtë vendit.

Projekte shkencore

  • Bashkëpuntore në projektin e përbashkët me Kryqin e Kuq Italian në fushën e Kardiopediatrisë dhe Kirurgjisë pediatrike. Specifikisht në lidhje me ekzaminimin paraprak dhe diagnostikimin e fëmijëve me sëmundje të lindura të zemrës, listimin dhe përzgjedhjen e tyre, duke u konsultuar me stafin italian, me qëllim ndërhyrjen kirurgjikale në Itali e aktualisht vetëm në Shqipëri, 1995 e ne vazhdim.
  • Drejtuese e projektit “Polimorfizimi i citokromit P450 ne pacientet kardiovaskulare te trajtuar me clopidogrel” të kryer nga sesioni i Fiziopatologjise, 2010-2011.
  • Drejtuese e projektit “Investigimi i biomarkerave prognostike në pacientë pas kirurgjisë kardiotorakale” të kryer nga sesioni i Fiziopatologjisë, 2012.
  • Bashkëpuntore shkencore në projektin me titull “Investigimi i lidhjes së polimorfizimit të citokromit CYP2C19 me Diabetin Melitus Tip 2”, aprovuar nga dekanati i Fakultetit të Mjekësisë dhe Rektorati UT, 2011 e në vazhdim.
  • Bashkëpuntore shkencore në projektin “Studimi i njohurive, sjelljeve dhe praktikave shëndetësore te nënat e fëmijëve 0-2 vjeç”, 2012 e vazhdim.

Ajo numëron në eksperiencën e saj 35 vjeçare mbi:

  • 50’000 Ekografi Kardiake (TTE).
  • 5’000 Ekografi Kardiake Transezofagale (TEE).
  • 20’000 Ekografi Triplex të Vazave të Qafës, të dokumentuara.
departments: Mjeket
error: Content is protected !!