Prof. Asc. Dr. Ilir Kajo

Prof. Asc. Dr. Ilir Kajo

Ilir Kajo Klinika Kajo
Dr. Iliri ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në vitin 1980. Në 1983 është emëruar në Pavionin e Gastroenterologjisë pranë Spitalit Qëndror të Ushtrisë (SQU), Tiranë. Pas specializimit për Gastro-Hepatologji në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë Dr. Iliri ka kryer dy specializime pasuniversitare jashtë shtetit. Specializimin e parë e ka kryer në vitin 1983 në Spitalin Beaujon në Paris për Endoskopi Diagnostike të Traktit Tretës (Gastroskopi, Kolonoskopi). Ekzaminime të cilat janë kryer për herë të parë në Shqipëri nga Dr. Iliri pas këtij specializimi. Në vitin 1994 ka kryer specializimin e dytë në Spitalin Ushtarak të Ulm-it në Gjermani për Endoskopi Digjestive dhe Terapeutike. Prej 20 vjetësh drejton Shërbimin e Gastro-Hepatologjisë në Spitalin Universitar të Traumës (ish Spitali Ushtarak). Nga viti 1999 ushtron profesionin si Gastro-Hepatolog në Klinika Kajo.

Specialiteti: Gastroenterologji-Hepatologji

Specializimet: Endoskopi digjestive diagnostike dhe terapeutike

Kualifikimet: Profesor i Asociuar

Gjuhët e Huaja: Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht

Fokus Klinik

  • Sëmundjet Ulçeroze të Stomakut dhe e Duodenit, Gastritet.
  • Sëmundja nga Refluksi Gastro-Ezofageal.
  • Kanceri i Stomakut dhe i Ezofagut.
  • Koliti Spastik.
  • Koliti Ulçeroz dhe Morbus Crohn.
  • Kanceri i Zorrës së Trashë.
  • Sëmundjet e kanalit anal si Hemorroidet, Fissurat, Fistulat etj.
  • Malabsorbimi.
  • Disfagia.
  • Cirozat e Mëlçisë.
  • Hepatitet dhe Pankreatitet.
  • Gurët e fshikëzës së Tëmthit dhe Infeksionet e saj.

Fokusi në Ekzaminime

  • Gastroskopi
  • Kolonoskopi
  • RMS

Formimi Akademik

  • Fakulteti i Mjëkësisë, Universiteti i Tiranës 1974-1980.

Kualifikime Pas-Universitare

  • Specializim pas universitar për Endoskopi Digjestive në spitalin Beaujon, Paris, Francë 1983-1984.
  • Specializim pas universitar në Gastroenterologji pranë Katedrës së Hepato-Gastroenterologjisë së Fakultetit të Mjekësisë 1987-1990.
  • Specializim pas universitar për Endoskopi Digjestive Terapeutike në Spitalin Ushtarak Universitar në Ulm, Gjermani, 1994-1995.

Tituj dhe Pozicione Pune

  • Shef i Shëndetësisë së Repartit Ushtarak 5671, Tiranë, 1980-1982.
  • Emërimi në Pavionin e Gastroenterologjisë së Spitalit Qëndror të Ushtrisë (SQU), Tiranë, 1983.
  • Mjek Gastroenterolog dhe Endoskopist pranë pavionit të Gastroenterologjisë në Spitalin Qëndror të Ushtrisë (SQU), Tiranë, 1984-1987.
  • Pedagog i jashtëm i Fakultetit të Mjekësisë, 1987 e në vazhdim.
  • Shef i pavionit të Gastroenterologji-Hepatologjisë, Spitalit Qëndror i Ushtrisë (SQU), Tiranë, 1990-1992.
  • Drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Shëndetësor të Ushtrisë, Drejtor i Spitalit Qëndror të Ushtrisë, Shef i pavionit të Gastroenterologji-Hepatologji, Tiranë, 1992-1993.
  • Shef i pavionit të Gastroenterologji-Hepatologjisë, Spitali Qëndror i Ushtrisë (SQU), Tiranë, 1995-1996.
  • Gradë “Kolonel”, 1996.
  • Drejtor i Spitalit Qëndror të Ushtrisë (SQU), 1996-1997.
  • Shef i Pavionit Gastroenterologji-Hepatologjisë në Spitalin Qëndror të Ushtrisë (SQU), 1997.
    • Mjek Gastro-Hepatolog dhe Endoskopist, Spitali Qëndror i Ushtrisë (SQU), 1998-2005.
    • Shef i shërbimit të Gastroenterologjisë, spitali Universitar i Traumës, Tiranë, 2005 e në vazhdim.
    • Gastro-Hepatolog, Endoskopist në Klinika Kajo, 1999 e në vazhdim.

Anëtarësime

  • Anëtar i Komitetit Ndërkombëtar të Mjekësisë Ushtarake (Bruksel) dhe përfaqësues i Shqipërisë në këtë Komitet, 1992 e në vazhdim.
  • Anëtar i kryesisë së Shoqatës Shqiptare të Gastroenterologji-Hepatologjisë, 2009 e në vazhdim.
  • Anëtar i AGA (American Gastroenterological Association), 2012 e në vazhdim.
  • Anëtar i Shoqatës Shqiptare të Traumës, 2014 e në vazhdim.
  • Anëtar i Shoqatës Europiane të Endoskopisë Gastrointenstinale (ESGE), 2017 e në vazhdim.

Publikime

  • “Ulçerat e Stomakut”, Monografi, Shtëpia Botuese e Ushtrisë, Tiranë, 1995.
  • “Gastroenterologjia” bashkautor, tekst universitar i Fakultetit të Mjekësisë, 2000.
  • “Fiziologjia patologjike” tekst universitar i Fakultetit te Mjekësisë, 2000.
  • “Sëmundjet e aparatit gastrointenstinal”, grup autorësh, 2014.

Eksperienca 35-vjeçare në fushën e Gastro-Hepatologjisë përfshin:

  • Diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e pacientëve ambulatorë dhe të shtruar.
  • Ndjekjen pre/post operatore të pacientëve më Sëmundje të Traktit Tretës.
  • Mbi 70’000 ekzaminime endoskopike të kryera, Gastroskopi dhe Kolonoskopi.

 

departments: Mjeket
error: Content is protected !!