Koliti Spastik (Sindromi i zorrës së irrituar)

09/10/2017

Koliti Spastik, ose Sindromi i Zorrës së Irrituar përshkruhet si një grup ankesash të cilat vazhdojnë për një periudhë relativisht të gjatë kohore mbi tre muaj. Këto ankesa dëmtojnë cilësinë e jetës dhe për to nuk ka një sëmundje të përcaktuar që të jetë përgjegjëse.

Ankesat:

  • Dhimbje dhe/ose fryrje barku
  • Çrregullime të jashtëqitjes – diarre, kapsllëk ose një formë e ndërthurur ndërmjet tyre (herë njëra, herë tjetra).
  • Ndjesi e ngopjes së shpejtë pas ngrënies.
  • Kur ankesat e mësipërme zgjasin mbi tre muaj.

Kujdes!!! Nëse ankesat e mësipërme shoqërohen me një ose disa nga simptomat e mëposhtme, nuk kemi të bëjmë me Sindromën e Zorrës së Irrituar. Këto ankesa janë:

  • Temperaturë
  • Jashtëqitje me gjak.
  • Rënie në peshë
  • Ulje të theksuar të oreksit

Diagnoza:

Vendoset nga mjeku vetëm nëse janë përjashtuar shkaqe të tjera të ankesave të mësipërme duke u bazuar në:

  • Vizitë Gastro-Hepatologjike.
  • Gastroskopi.
  • Kolonoskopi.
  • Ekografi Abdominale.
  • Tushe rektale (ekzaminimi me gisht i kanalit anal).
  • Analiza Laboratorike në gjak:
    • Funksioni hepatik (i mëlçisë): Bilirubinë Direkte, Bilirubinë Totale, SGOT, SGPT, ALP, PCR, LDH, GGT, Fibrinogjen, Albuminemi.
    • Funksioni i pankreasit: Amilazemi, Amilazuri.
    • Funksioni renal (i veshkës): Azotemi, Kreatinemi.
    • Elektrolitet (Ca, K, Mg, Cl, Na)
    • Glicemi.
    • INR.
    • Gjak Komplet.
    • Lipidograma: HDL, LDL, Triglicerid, Kolesterol Total.
    • Hekuri në gjak: Sideremi, Ferritinemi.
    • Markerat tumoral: CEA, AFP, Ca 19-9, Ca 125.
    • Markerat viral: AgHbs, AntiHCV.
    • Hormonet e tiroides: Ft3, Ft4, TSH.
  • Analiza Laboratorike në feçe dhe urinë:
    • Urinë komplet.
    • Feçe Kandida.
    • Koprokulture.
    • Feçe Parazit.
    • Antigen Fekal për Helikobakter Pilori.
    • Feçe Gjak Okult.
    • Feçe për yndyrna, Feçe për fibra elastike dhe muskulare.
    • Kalprotectina ne feçe.

Trajtimi

  • Mjekim të mirëpërcaktuar shkakor nuk ka!!!
  • Një regjim dietik ushqimor i pasur me fibra (por jo vetëm) në vartësi të jashtëqitjes ndihmon. Gjithashtu, eleminimi i ushqimeve që krijojnë problem është i rëndësishëm. (Klikoni këtu për më tepër)
  • Psikoterapi dhe menaxhim i stresit.
  • Mjekimi me medikamente simptomatike, antispastike ose qetësues të sistemit nervor, kundër fryrjes së barkut, kundër kapsllëkut ose diarresë gjithmonë sipas porosisë së mjekut, përbën trajtimin e duhur medikamentoz për kolitin spastik.

Parandalimi:

Konsulta me mjekun Gastro-Hepatolog në rastet e çrregullimeve të zakonit tuaj të jashtëqitjes, mund të shërbejë për ta diagnostikuar këtë sëmundje në hapat e parë dhe për të evituar në këtë mënyrë komplikacionet.

Dieta e rregullt dhe e balancuar ushqimore është gjithmonë një plus në të gjitha problemet e tubit tretës.

error: Content is protected !!