Sëmundja e gurëve të tëmthit

09/08/2017

Gurët e tëmthit evidentohen lehtësisht nëpërmjet ekzaminimit Ekografik Abdominal. Në vëndet e zhvilluara gurët e tëmthit gjënden nga 5% deri në 15% të popullsisë me një shpeshtësi më të lartë tek gjinia femërore.

Lëngu i Tëmthit prodhohet nga qeliza e Mëlçisë dhe depozitohet jashtë saj, më saktë në depozitën që quhet Fshikëza e Tëmthit. Ky lëng përbëhet nga uji në 80% të tij. Pjesa tjetër përbëhet nga substanca të ndryshme (kolesterin, fosfolipide dhe acide të tëmthit) në një raport të caktuar. Ky raport bën të mundur që lëngu i Tëmthit të mos formojë gurë. Kur ky raport prishet atëherë shanset për të formuar gurë janë të mëdha.

Disa faktorë të mundshëm rreziku që mund të ndikojnë në formimin e Gurëve të Tëmthit janë:

  • Trashëgimia.
  • Seksi femër.
  • Shtatëzania.
  • Mbipesha.
  • Diabeti.
  • Çrregullimet e metabolizmit të yndyrnave dhe ushqyerja me yndyrë kryesisht shtazore.
  • Mosha.
  • Medikamentet që përmbajnë estrogjene (hormone femërore) dhe ato që përmbajnë yndyrë.

Ankesat:

Vetëm tek një numër i vogël personash mund të shfaqen ankesa si:

  • Dhimbje e lehtë nën harkun brinjor të djathtë.
  • Ndonjëherë dhimbje të fortë në formë kolike (e lidhur kjo edhe me dietën).
  • Mos-tolerim i ushqimeve me yndyrë.
  • Jashtëqitje me ngjyrë të zbardhur.
  • Urinë me ngjyrë të errët.

Diagnoza:

  • Vizite Gastro-Hepatologjike.
  • Ekografi Abdominale.
  • EKG – Elektrokardiogramë.
  • Analiza Laboratorike:
    • Gjak komplet
    • Funksioni hepatik: Bilirubinë Direkte, Bilirubinë Totale, SGOT, SGPT, ALP, CRP, LDH, GGT, Fibrinogjen, Lipidograma
    • Glicemia
    • Azotemia dhe Kreatinemia.
    • INR.

Trajtimi:

  • Shpërbërje e gurëve me valë goditëse.
  • Shkrirje e gurëve nëpërmjet trajtimit afatgjatë me medikamente.
  • Kirurgji mini invazive Laparoskopike (me sondë nëpërmjet disa çpimeve në bark).
  • Heqja e fshikësëz së tëmthit me rrugë konvencionale nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale në bark.

Parandalimi:

  • Kontrolli tek mjeku Gastro-Hepatolog për:
    • Personat që kanë histori familjare për gurë të Tëmthit.
    • Personat që përdorin medikamente gurë-formues të Tëmthit.
  • Rënie graduale në peshë.
  • Trajtimi i Diabetit të sheqerit.
  • Kufizimi i medikamenteve që nxisin formimin e gurëve.
  • Evitimi i jetës sedentare, jetës pa lëvizje.
  • Kufizimi në marrjen e yndyrnave shtazore.
error: Content is protected !!