09/08/2017
Sëmundja e Celiakisë është një sëmundje imunologjike e lidhur me Glutenin (proteinë e cila gjëndet në drithëra), e cila prek disa organe. Ajo konsiston në mos-zbërthimin e plotë të proteinës së grurit nga enzimat përkatëse.
Shkaku kryesor i kësaj sëmundje është intoleranca ndaj Gliadinës në persona me predispozitë gjenetike të caktuar (lidhja me HLA-DQ2 dhe HLA-DQ8). Gliadina është fraksion i tretshëm në alkool i Glutenit.
Ankesat:
- Ankesat klasike të Celiakisë:
- Diarre.
- Rënie në peshë.
- Sindromi i malabsorbimit (keqtretje ose keqthithje e ushqimit në zorrë).
- Vonesë e zhvillimit fizik në moshën e fëmijërisë.
- Ankesa jashtë tubit tretës:
- Dermatiti Herpetiform Duhring – skuqje të cilat shfaqen kryesisht në pjesët e shtrira të lëkurës së këmbëve, të duarve, në pjesën e përparme të trupit.
- Mungesa e hekurit- djegie e gjuhës, gjuhë e skuqur atrofike.
- Artritis – dhimbje të kyçeve.
- Osteoporozë – pakësim të kalçiumit në kocka.
Diagnoza:
- Vizitë Gastro-Hepatologjike.
- Gastroskopi me Biopsi në pjesën e Duodenit.
- Ekografi Abdominale.
- Analiza Laboratorike:
- Funksioni hepatik (i mëlçisë): Bilirubinë Direkte, Bilirubinë Totale, SGOT, SGPT, ALP, PCR, LDH, GGT, Fibrinogjen, Albuminemi.
- Funksioni renal (i veshkës): Azotemi, Kreatinemi.
- Glicemi.
- INR.
- Gjak Komplet.
- Hekuri në gjak: Sideremi, Ferritinemi.
- Funksioni i pankreasit: Amilazemi, Amilazuri, Lipazemi.
- Elektrolitet (Ca, K, Mg, Na, Cl).
- FR, ASO.
- EMA, IgG-anti-DGP, Anti-Tg2-IgA (këto janë analiza specifike kur dyshohet për këtë lloj sëmundje).
Trajtimi:
Trajtimi kryesor i kësaj sëmundje konsiston në mbajtjen e një diete ushqimore strikte pa Gluten. Gjithashtu, duhet përdorur edhe terapia e përkohëshme me medikamente për të zëvendësuar ato defiçite të cilat kjo sëmundje mund të ketë shkaktuar deri në momentin e diagnostikimit.
Posted in Info Mbi Sëmundjet, Zorra e Hollë