Rreth Nesh

Rreth nesh

Klinika Kajo është një klinikë mjekësore private e cila funksionion në dy specialitete kryesore; Gastro-Hepatologji dhe Kardiologji. Në klinikën tonë ofrohen shërbime të ndryshme në këto specialitete, si konsulta me mjekë specialistë, ekzaminime instrumentale invazive dhe joinvazive, si dhe teste të ndryshme laboratorike, klinike, biokimike, hormonale, tumorale dhe mikrobiologjike. Gjithashtu, ofrojmë dhe shërbime mjekësore në ambjentet e klientit për bizneset me mbi 100 punonjës, të cilat përfshijnë mjek/e, infermier/e dhe analiza të ndryshme vjetore.

Jemi themeluar në vitin 1999, në Tiranë, nga Dr. Nina dhe Dr. Ilir Kajo si një studio e vogël mjekësore, dhe sot numërojmë mbi 20 veta në rradhët tona.

Diagnostikojmë dhe trajtojmë mesatarisht 3000 pacientë në vit, të cilët vijnë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe Kosovës, por dhe nga trevat e tjera Shqip-Folëse të Maqedonisë, dhe Malit të Zi.

 

Vizioni

  • Të jemi pikë referimi e cilësisë së shërbimit mjekësor privat në rajon.
  • Të ndihmojmë njerëzit të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.


Misioni

  • Të ofrojmë një shërbim mjekësor, profesional, etik dhe pa kompromise në cilësi.
  • Të ofrojmë një ambjent pune profesional, të ngrohtë, dhe të mirëpaguar për të gjithë punonjësit tanë. Një ambjent ku ata të ndihen mirë, të rriten profesionalisht dhe të ngrihen në detyrë.
  • Të punësojmë gjithmonë stafin mjekësor më profesional, etik dhe në linjë me vizionin tonë.
  • Të përdorim vetëm aparaturat dhe materialet mjekësore të cilësisë më të mirë që ofron tregu, gjithmonë të standarteve perëndimore, dhe gjithmonë bashkëkohore.
  • Të ofrojmë një shërbim ndaj klientit cilësor, duke krijuar një ambjent të ngrohtë dhe familjar për pacientët tanë. Një ambjent ku ata të komunikojnë lehtësisht me stafin mjekësor dhe të mos dalin asnjëherë nga klinika me pyetje të papërgjigjura.
  • Të ofrojmë gjithmonë çmime konkuruese, asnjëherë mbi mesataren e tregut ku operojmë, por asnjëherë duke kompromentuar cilësinë.
  • Të kryejmë aktivitetin tonë pa cënuar në asnjë çast komunitetin, ambjentin që na rrethon, dhe natyrën.


Vlerat

  • Profesionalizëm
  • Cilësi
  • Integritet
  • Etikë
  • Respekt
error: Content is protected !!