Refluksi Gastro Ezofageal (GERD)

09/10/2017
GERD (Refluksi Gastro ezofageal)

Sëmundja nga refluksi gastroezofageal ose GERD (Gastro Esophageal Reflux Disease) ndodh kur përmbajtja acide e stomakut kthehet në ezofag dhe jep simptoma ose komplikacione. Kjo do të thotë që GERD është një bashkësi e ankesave dhe dëmtimeve të mukozës së ezofagut. GERD është një nga sëmundjet më të shpeshta të tubit tretës.

Mekanizmi i Gerd

GERD (Refluksi Gastro ezofageal)

 

Kthimi (refluksi) i sekrecioneve të stomakut, sekrecione të cilat janë acide, ndodh:

  • Kur ka një prishje të një ose disa elementëve që pengojnë refluksin (mekanizmin antirefluks)
  • Nga një dobësim i mekanizmave të pastrimit dhe neutralizimit të përmbajtjes së stomakut që kthehet në ezofag.

Shenjat kryesore të GERD janë:

  • Urthi.
  • Regurgitimi (rikthimi i lëngjeve dhe/ose ushqimeve në gojë).
  • Disfagia (vështirësia në kalimin e ushqimeve).
  • Odynofagia (dhimbja gjatë kalimit të ushqimit në stomak).
  • Ndjesia e pështymës si shkumë në gojë.
  • Lëngëzim i shtuar, i thartë dhe/ose i kripur në gojë.
  • Kolla kronike.
  • Asthma.
  • Erozionet (gërvishtjet ose gërryerjet) e dhëmbëve.
  • Sëmundjet obstruktive (bllokuese) të mushkërive.
  • Ngjirja e zërit.
  • Ndjesia e një lëmshi në fyt.
  • Ndjenja e sekrecioneve në fyt që thithen nga hunda.
  • Sinusiti.
  • Otiti i mesëm (sëmundja e veshit të mesëm).
  • Pneumonitë e përsëritura dhe kanceri i laringut.

GERD mund të ketë dhe komplikacione të tjera:

  • Ngushtimi i ezofagut.
  • Transformini i indit të riparuar në mukozë gastrike (Ezofag i Barrett), i cili ka një përqindje të malinjizimit pra të kancerizimit.
  • Transformimi në kancer.
  • Sëmundje si asthma, laringiti dhe kolla.

Diagnoza:

  • Përpara se të vendoset një diagnozë e saktë për GERD duhet të përjashtohen sëmundje të tjera me simptoma të ngjashme:
    • Sëmundjet e Zemrës.
    • Sëmundjet e rrugëve të Tëmthit.
    • Sëmundjen Ulçeroze.
    • Sëmundjet e tjera të Ezofagut.
  • Vizitë Gastro-Hepatologjike.
  • Gastroskopi (Në disa raste me Biopsi).
  • Analiza Laboratorike në gjak:
    • Gjak Komplet.
    • Funksioni hepatik (i mëlçisë): Bilirubinë Direkte, Bilirubinë Totale, SGOT, SGPT, ALP, PCR, LDH, GGT, Fibrinogjen, Albuminemi.
    • Funksioni renal (i veshkës): Azotemi, Kreatinemi.
    • Glicemi.
    • INR.
    • Lipidograma: HDL, LDL, Triglicerid, Kolesterol Total.
    • Hekuri në gjak: Sideremi, Ferritinemi.
    • Markerat tumoral: AFP, CEA, Ca 19-9.
  • Analiza Laboratorike në feçe:
  • Ekografi Abdominale.
  • Monitorimi i pH të Ezofagut (matja e pH në nivele të ndryshme të ezofagut).

Trajtimi:

  • Terapia medikamentoze, kohëzgjatja e të cilave kushtëzohet nga grada e dëmtimeve ezofageale.
  • Rregullimi i dietës ushqimore dhe mënyrës së jetesës.
  • Rënia në peshë tek ata që janë mbi peshë është i një rëndësie të veçantë dhe është e padiskutueshme në shërimin e sëmundjes.

Parandalimi:

  • Këshillat dietike dhe të mënyrës së jetesës mund të aplikohen edhe nga pesona që nuk vuajnë nga GERD. Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e kësaj sëmundje.
  • GERD nuk mund të parandalohet plotësisht por evidentimi i komplikacioneve të tij është i rëndësishëm në kurimin e sëmundjes që në stadet më të hershme.
error: Content is protected !!