Politikat e Privatesise

Politikat e Privatësisë dhe Rregullorja e Faqes në Internet të Klinika Kajo shpk.

 

Kjo faqe në internet ku ju keni hyrë, www.klinika-kajo.al, është faqja zyrtare në internet e Klinika Kajo.

Klinika Kajo është angazhuar për ruajtjen e privatësisë se vizitorëve ne faqen e internetit dhe për të siguruar që çdo informacion që ju zgjidhni gjatë vizitave tuaja në faqen tonë të internetit është mbledhur dhe përdorur në përputhje të LIGJ Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014 “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur Klinika Kajo (në vijim Klinika), mbledh të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

  1. Vizitorët në faqen tonë.
  2. Individë të cilët kërkojnë të rezervojnë takime nëpërmjet faqes së internetit.
  3. Individë të cilët kërkojnë informacion.

 

Për vizitorët e www.klinika-kajo.al sistemi mbledh informacione standarte të cilat kanë të bëjnë me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm). Ne e mbledhim këtë informacion në atë mënyrë që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit.Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.

Individët të cilët kërkojnë të rezevojnë takime nëpërmjet faqes mund të hasin në një formë komunikimi të quajtur: Rezervo takim. Në fusha të ndryshme të kësaj forme mund të lindë nevoja për të futur të dhëna personale. Të gjitha të dhënat që do të merren do të mbeten konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për të kontaktuar direkt me personin e interesuar.

 

Lidhjet me faqet e tjera

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.

error: Content is protected !!