Polipet

09/08/2017

Polipet janë fryrje ose ngritje të mukozës të cilat zhvillohen në hapësirën e organeve kavitare të traktit tretës (Ezofag, Stomak, Zorrë e hollë, Zorrë e Trashë, Tëmth). Në disa raste polipet shfaqen edhe në formë të sheshtë dhe quhen sesile.

Polipet gastrointestinale, veçanërisht ato të stomakut dhe zorrës së trashë, janë më të shpeshtë krahasuar me llojet e tjera të polipeve të traktit tretës. Gjithashtu, ato kanë shumë karakteristika të përbashkëta midis tyre.

  • Polipet mund të zhvillohen në çdo organ kavitar të organizmit tonë. Organe si laringu, hunda, uterusi, fshikëza e urinës etj.
  • Polipet mund të shfaqen të vetme ose në grupe.
  • Polipet mund të zhvillohen në një organ ose në disa organe.
  • Polipet mund të kenë madhësi të ndryshme.
  • Polipet shfaqen me të njëjtën shpeshtësi tek meshkujt dhe tek femrat, kryesisht mbi moshën 50 vjeç.
  • Polipet shfaqen, ndonëse më rrallë, edhe tek moshat e reja.

Disa faktorë rreziku për zhvillimin e mundshëm të polipeve janë:

  • Historia familjare, predispozita gjenetike.
  • Konsumi i tepruar i yndyrnave.
  • Konsumi i rregullt i duhanit.
  • Konsumi i rregullt i alkoolit.

Ankesat:

Kur polipet kanë përmasa relativisht të vogla, në shumicën e rasteve, nuk japin shqetësime. Kur ato arrijnë në përmasa relativisht të mëdha atëherë i sëmuri mund të këtë ankesat e mëposhtme:

  • Ankesa jotipike për sëmundjen:
    • Ndjesi ngopjeje.
    • Fryrje apo dhimbje barku.
    • Humbje oreksi.
  • Personat që kanë këto ankesa kanë shpesh pezmatim të mukozës së stomakut.
  • Mund të shfaqet Hemorragji e cila është komplikacion i polipeve.
    • Ajo mund të jetë makroskopike, dhe pacienti mund të ketë:
      1. Të vjella me gjak, kur polipi zhvillohet në stomak.
      2. Defekim me gjak, me ngjyrë të kuqe të pastër, kur polipi zhvillohet në zorrën e trashë.
    • Ajo mund të jetë mikroskopike, dhe për pasojë nuk mund të shihet me sy të lirë.

Diagnoza:

Duhet thënë së shumica e polipeve zbulohen rastësisht. Në shumicën e rasteve si pasojë e:

  • Kryerjes së një Gastroskopie rutinë.
  • Kryerjes së një Kolonoskopie rutinë.
  • Sqarimit të shkakut të një anemie nga një analizë gjaku.
  • Rezultatit pozitiv të analizës së Feçe Gjak Okult.

Mjeku gjykon gjatë kryerjes së ekzaminimit endoskopik për marrjen ose jo të materialit bioptik.

Trajtimi:

  • Në disa raste përmasat e polipeve vijnë duke u zvogëluar deri në zhdukjen e plotë të tyre.
  • Polipet mund të hiqen me ndihmën e instrumenteve shtesë si laku me rrymë ose me lazeri gjatë ekzaminimit të Gastroskopisë ose Kolonoskopisë.
  • Ndërhyrje kirurgjikale në pjesën e barkut ose e në një pjesë të zorrës.
  • Rikontroll të stomakut ose zorrës pas heqjes së polipeve me cilëndo mënyrë qe mjeku rekomandon.

Parandalimi:

Diagnoza e hershme e polipeve është shumë e rëndësishme për të shmangur degjenerimin e tyre në kancer, respektivisht në kancer stomaku ose në kancer të zorrës së trashë. Personat që kanë histori familjare, pra kanë prindërit ose të afërm të familjes me polipe ose tumore të tubit tretës duhet të kontrollohen dhe të tregojnë kujdes:

  • Me ushqimet e konservuara.
  • Me kosumin e tepërt të kripës.
  • Me konsumin e tepërt të alkoolit.
  • Me konsumin e duhanit.
  • Të evitojnë sa të jetë e mundur stresin dhe të jetën sedentare.
  • Të kryejnë rregullisht, edhe pa patur ankesa, ekzaminimet e mëposhtme: