Përgatitja e pacientit/es për kolonoskopi.

Pacienti/ja duhet të marrë në farmaci Sulfat Magnezi ( 3 Paketa nga 30 gr secila), të cilat do të përdoren duke ndjekur hap pas hapi udhëzimet e mëposhtme:

1 (NJË) DITË PARA EKZAMINIMIT:

  1. Vakti i fundit i ushqimit të pacientit/es do të jetë në orën 17:00, një ditë përpara ekzaminimit.
  2. Në orën 19:00, do të tresë 1 paketë e gjysëm nga doza e Sulfatit të Magnezit në gjysëm gote ujë të ftohtë dhe do ta pijë.
  3. 30 (tridhjetë) minuta pasi e ka pirë dozën do të pijë 1 (një) gotë ujë natyral të ftohtë.
  4. Brenda 3 (tre) orëve të ardhshme duhet të konsumojë 3 (tre) litra lëngje.
  5. Më pas nuk duhet të konsumojë më asgjë.

DITA E EKZAMINIMIT:

  1. Në orën 06:00 të mëngjesit do të tresë 1 paketë e gjysëm (sasia e mbetur nga dita e mëparshme e dozës së Sulfatit të Magnezit) në gjysëm gote ujë të ftohtë dhe do ta pijë.
  2. 30 (tridhjetë) minuta pasi e ka pirë dozën, do të pijë 1(një) gotë ujë natyral të ftohtë.
  3. Brenda 3 (tre) orëve të ardhshme duhet të konsumojë 3 (tre) litra lëngje. Deri në orën 10:00 (maksimumi) duhet të ketë përfunduar konsumi i lëngjeve.
  4. Më pas nuk duhet të konsumojë më asgjë.

 

KUJDES !!! 

  • Lëngjet duhet të jenë të pastra , të kulluara (bujon) dhe JO ME NGJYRË TË KUQE. Kryesisht lëng mishi i pastër (duhet të konsumohet patjetër) dhe lëngje të tjera të tejdukshme si çaj, ujë, lëng frutash etj.
  • Pacientët që marrin hollues gjaku si aspirina, sintromi etj. DUHET TI NDËRPRESIN ato 3 ditë para ekzaminimit, dhe ti vazhdojnë pasi të kenë kryer ekzaminimin.
  • Pacientët që vuajnë nga diabeti dhe marrin mjekime për të, DUHET TË PËRGJYSMOJNË DOZËN ditën e ekzaminimit.
  • Pacientët që vuajnë nga tensioni dhe marrin mjekime për të, NUK DUHET TI NDËRPRESIN
  • Pacienti duhet të vijë i shoqëruar nga 1 (një) person tjetër (familjar ose i afërm) ditën e ekzaminimit.
  • Nëse nuk zbatohet proçedura përgatitore e mësipërme, në çdo pikë të saj, ekzaminimi nuk mund të kryhet. 

 

 

Për të kryer këtë ekzaminim në klinikën tonë duhet të rezervoni paraprakisht orarin pranë recepsionit, nëpërmjet formularit të rezervimit ose nëpërmjet numrave të telefonit.

Sharkojeni materialin në PDF

error: Content is protected !!