MËLÇIA

09/08/2017

Sëmundja e Wilson është një sëmundje e cila vjen si pasojë e mbingarkesës së organizmit me bakër, pasojë e një mutacioni (devijimi) të genit që është përgjegjës për metabolizmin e bakrit në organizëm. Në vëndet perëndimore kjo sëmundje prek afërsisht 1 në 30 000 njerëz.

09/08/2017

Hepatokarcinoma Primare ose Karcinoma Hepatoqelizore, e cila mund të njihet në gjuhën popullore edhe si “kanceri parësor” jo metastatik i mëlçisë, është një tumor malinj i mëlçisë i cili fillesën e tij e ka po në mëlçi. Pra nuk është rasti i metastazave të përhapura në mëlçi si pasojë e sëmundjeve të tjera malinje të organizmit. Është një tumor mjaft i përhapur dhe gjithmonë në rritje në vendet e zhvilluara. Ai prek 3 herë më shumë meshkujt se femrat dhe zhvillohet zakonisht:

09/08/2017

Hepatosteatoze Joetilike quhet dhjamosja e mëlçisë tek personat që nuk konsumojnë alkool. Steatohepatitis Joetilik është një inflamacion (pezmatim, vuajtje e mëlçisë) në kuadrin e një dhjamosje të melçisë tek një person që nuk konsumon alkool. Shkaqet e kësaj sëmundje nuk vijnë nga alkooli por nga shkaqe të tjera. Disa prej tyra janë:

09/08/2017

Gjithçka që ne marrim nëpërmjet ushqimit përpunohet në Mëlçi, duke përfshirë këtu edhe alkoolin. Mëlçia është organi i vetëm që redukton, përpunon apo shkatërron në një masë të konsiderueshme sasinë e alkoolit që ne konsumojmë. Por, mbrojtja nga intoksikimi (helmimi nga një sasi e caktuar alkooli) sigurohet vetëm në një periudhë të caktuar kohore nga mëlçia.

09/08/2017

Hepatiti Autoimun është një nga sëmundjet e rralla kronike të Mëlçisë. Shkaku i kësaj sëmundje është i paqartë. Autoantikorpet që konstatohen në gjakun e të sëmurëve janë më tepër një shprehje e sëmundjes se sa shkaku i saj.

09/08/2017

Hemokromatoza është një nga sëmundjet metabolike më të zakonshme të mëlçisë. Brënda çdo qelize ka një balancë mjaft rigoroze të hekurit dhe enzimat brënda tyre kanë kërkesa të caktuara për të. Por kur hekuri është mbi nivelet e lejuara, pra kur kjo balancë prishet, hekuri kthehet në një helm të fuqishëm i cili çrregullon funksionin e disa enzimave të zinxhirit të frymëmarrjes qelizore. Kjo shkakton radikale të lira të oksigjenit të cilat në vetvete janë toksike.

09/08/2017
cirroza

Me Cirrozë të Mëlçisë kuptojmë:

  • Shkatërrim të indit dhe strukturës së enëve të gjakut të mëlcisë.
  • Zëvendësim të indit normal të mëlçisë me ind lidhor (Fibrozë) dhe shfaqjen e masave rigjeneruese si xhunga që i japin mëlçisë formë të ngjashme me një patate.
  • Dëmtim të furnizimit me gjak të mëlçisë duke shkaktuar atë që quhet Hipertension Portal (rritje e presionit të gjakut në Venën Porta për shkak të rezistencës që ka rryma e gjakut nga fibroza e mëlçisë). Vena Porta është vena që grumbullon gjakun nga zorra e hollë dhe ajo e trashë, gjak i pasur me proteina, yndyrna, karbohidrate, vitamina dhe kripra minerale, gjak të cilin kjo venë e çon në mëlçi për t’u filtruar përpara se ky gjak të futet në qarkullimin e gjakut e të shkojë në zemër.
  • Humbje të funksioneve me rëndësi jetike të mëlçisë.