Malabsorbimi primar

09/08/2017

Malabsorbimi është keqthithja e produkteve të tretura ushqimore nga zorra. Malabsorbimi mund të vijë:

  • Për shkaqe funksionale. Në rastet kur nuk ka një sëmundje të zorrës.
  • Për shkak të komponentit nervor, si stresi, i cili luan rol vendimtar në përthithjen e ushqimit.
  • Për shkak të transportit jo të mirë të pjesëzave ushqimore (proteina, sheqerna, yndyrna) nga ana e disa elementëve të quajtura enzima transporti. Këto enzima ndodhen në mukozën e zorrës së hollë.

Termi Malabsorbim Primar i referohet sëmundjeve të zorrës së hollë. Të tilla si:

  • Intoleranca nga Gluteni apo Fruktoza.
  • Mungesa e Laktozës ose e thënë ndryshe intoleranca nga qumështi.
  • Infeksionet e ndryshme parazitare.
  • Morbus Crohn.
  • Enteriti nga Radioterapia (dëmtimi i Zorrës nga Radiacioni, kryesisht i Zorrës së Hollë).

Ankesat:

  • Diarre kronike.
  • Fryrje barku.
  • Rënie në peshë.
  • Dobësi e përgjithshme trupore.
  • Anemi e pashpjegueshme.

Diagnoza:

  • Vizite Gastro-Hepatologjike.
  • Gastroskopi me Biopsi në zorrën e hollë.
  • Kolonoskopi me Biopsi.
  • Ekografi Abdominale.
  • Analiza laboratorike:
    • Funksioni hepatik: Bilirubinë Direkte, Bilirubinë Totale, SGOT, SGPT, ALP, CRP, LDH, GGT, Fibrinogjen.
    • Hormonet e Tiroides: TSH, fT3, fT4
    • Anti Transglutaminaza Indore IgA
    • Feçe Kandida, Koprokulturë, Feçe Parazit, Antigen Fekal për Helikobakter Pilori, Feçe Gjak Okult.
    • Feçe për yndyrna, Feçe për leukocite, Feçe për fibra elastike dhe muskulare.
  • Skaner CT Abdominal me kontrast.
  • Rezonanca Abdominale me Kontrast (RMI).
  • Endoskopia retrograde e rrugëve të tëmthit dhe të pankreasit (ERCP)
  • Kapsulendoskopia (marrja e pamjeve të zorrës së holle nga një kapsul që është kamer, e cila gëlltitet dhe filmon).
  • Pasazh i zorrës së hollë dhe asaj të trashë me lëndë kontrasti të marrë nga goja.

Trajtimi:

  • Në disa raste vetë pacienti është në gjëndje të përcaktojë ushqimin që i shkakton diarre dhe rrjedhimisht duhet ta shmang konsumin e tij. Disa shëmbuj mund të jenë:
    • Qumështi – mund të konsumohet qumësht pa laktozë.
    • Gluteni – mund të konsumohen produkte pa Gluten (buka, makarona, pizza, birra etj).
  • Në varësi të origjinës së sëmundjes vendoset dhe terapia. Mjeku është i autorizuar të vendosë nëse mjekimi kërkon marrjen e suplementeve shtesë. Të tilla si:
    • Enzima të pankreasit.
    • Antibiotikë.
    • Kortizonikë.
    • Ndërhyrje kirurgjikale.
  • Konsultimi me mjekun për çdo medikament tjetër që mund të përdorë.

Parandalimi:

Këshillat e mëposhtme mund të ndihmojnë për të parandaluar çrregullimet e ndryshme në jashtëqitje, duke përfshirë këtu edhe Diarrenë.

  • Evidentimi dhe eliminimi nga dieta i produkteve ushqimore ose i rrethanave që e çojnë në një jashtëqitje Diarreike.
  • Konsumimi i një diete të ekuilibruar ku përfshihen proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat.
  • Evitim i stresit, sa të jetë e mundur.
  • Evitimi i marrjes pa kriter të medikamenteve për konstipacionin, pasi ato mund të çojnë në një Diarre të pa kontrolluar.
  • Konsulta me mjekun në rastet kur Diarrea vazhdon mbi tre javë.