Laborator

 

Laboratori është një departament shumë i rëndësishëm për një institucion mjekësor. Analizat e ndryshme që mund të kryhen në Laborator janë shpesh vendimtare në:

  • Vendosjen e diagnozës përfundimtare dhe ose diagnozës diferenciale.
  • Përcaktimin e llojit dhe/ose dozës së mjekimit.
  • Kontrollin periodik të një patologjie të caktuar.
  • Kontrollin rutinë të një individi.

 

Në Laboratorin tonë mund të kryen analiza klinike, biokimike, imunologjike, hormonale, tumorale, dhe bakteriologjike. Lista e mëposhtme përfshin ato më të zakonshmet.

 

Analizat Klinike

  • Hemogramë (Gjak Komplet)  – Analizë e cila pasqyron elementët e figuruar të gjakut. Disa prej tyre janë:
    • Rruazat e Bardha (WBC).
    • Rruazat e Kuqe (RBC).
    • Pllakëzat e Gjakut (PLT).
    • Etj.
  • Formulë Leukocitare – Analizë e cila tregon sasinë e elementëve përbërës të rruazave të bardha, shprehur në përqindje.
  • Urinë Komplet – Analizë e thjeshtë urine me anë të së cilës konstatohet prezenca e Rruazave të Bardha (Leukocite), Rruazave të Kuqe (Eritrocite) dhe Bakterieve.

 

Analizat Biokimike

  • Tregues të funksionit të Veshkës:
    • Azotemi.
    • Kreatinemi.
  • Tregues të funksionit të Mëlçisë:
    • Bilirubinë Totale.
    • Bilirubinë Direkte.
    • SGOT.
    • SGPT.
    • ALP.
    • GGT.
    • LDH.
  • Treguesit laboratorik të Diabetit:
    • Glicemi esëll.
    • Glicemi 2 orë pas ushqimi.
    • HbA1c.
  • Lipidograma – Analiza të cilat tregojnë nivelin e yndyrnave në gjak:
    • Kolesterol.
    • Triglicerid.
    • HDL.
    • LDL.
  • Tregues labotatorik të funksionit të Pankreasit:
    • Amilazemi.
    • Amilazuri.
    • Lipazemi.
  • PCR – Proteina C Reactive.
    • Vlerat e kësaj analize mund të rriten në rastet e inflamacioneve të ndryshme si:
      • Apendisiti.
      • Pankreatiti.
      • Sëmundjet Reumatizmale.
      • Sëmundjet Inflamatore të Zorrëve.
    • Mund të përdoret për të vlerësuar rrezikun e zhvillimit të Sëmundjeve të Arterieve Koronare.
  • Fibrinogjeni – Analizë e cila shërben kryesisht për:
    • Studimin e faktorëve të koagulimit të Gjakut.
    • Për monitorimin e sëmundjeve progresive të Mëlcisë, Kockave, Artikulacioneve, etj.
  • Niveli i Protrombinës/INR – Analizë e cila kontrollon mekanizmin e koagulimit të Gjakut. Ndër funksionet kryesore të saj janë:
    • Monitorimi i terapisë me hollues Gjaku për pacientët që vuajnë nga Sëmundje të Zemrës.
    • Monitorimi i pacientëve të cilët vuajnë nga Sëmundje të kronike të Mëlçisë si Hepatitet dhe Cirozat.
  • Albuminemi – Analizë e cila shërben si tregues i përpunimt të Albuminës në Mëlçi. Në Sëmundjet Kronike të Mëlçisë, si Hepatitet dhe Cirrozat, përpunimi i saj është defiçitar dhe për pasojë vlerat e analizës dalin të ulëta.
  • Proteina Totale – Analizë e cila tregon kryesisht:
    • Gjëndjen nutricionale të organizmit.
    • Funksionin e Mëlçisë dhe të Veshkave.
  • Uricemia – Analizë e cila tregon nivelin e Acidit Urik në Gjak. Një nivel i lartë i Acidit Urik në Gjak mund të indikojë Sëmundje të Artikulacioneve.
  • Sideremia – Analizë e cila tregon nivelin e hekurit në Gjak. Përdoret kryesisht për Diagnozën dhe ecurinë klinike të Pacientëve që trajtohen për Anemi nga mungesa e hekurit.
  • Elektrolitet në Gjak – Analizë e cila tregon nivelin e Elektroliteve ose mineraleve në Gjak.
    • Kalçium (Ca).
    • Kalium (K).
    • Magnez (Mg).
    • Klor (Cl).
    • Natrium (Na).
  • Acidi Folik – Analizë e cila tregon nivelin e acidit folik në Gjak. Ndihmon në diagnostikimin e llojit të Anemive.
  • Vitamina B12 – Analizë e cila tregon nivelin e Vitaminës B12 në Gjak. Ndihmon në diagnostikimin e llojit te Anemive.
  • CPK – Analizë e cila tregon nivelin e Kreatinë Fosfokinazës në Gjak. Ajo shërben për të diagnostikuar:
    • Arrestin Kardiak
    • Sëmundje të Muskujve
    • Infeksione Post-Operator.
  • Faktori Reumatoid – Analizë e cila përdoret për diagnostikimin e Artritit Reumatoid dhe sëmundjeve të tjera Autoimune.

 

Analizat Imunologjike

  • AgHBs –Tregues viral. Analizë e cila shërben për të indentifikuar infektimin nga Virusi i Hepatitit B.
  • AntiHCV – Tregues Viral. Analizë e cila shërben për të indentifikuar infektimin nga Virusi i Hepatitit C.
  • HIV 1-2 – Analizë e cila shërben për të indentifikuar infektimin nga virusi HIV.
  • ASO – Analizë e cila tregon nivelin Plazmatik të Antitupave të Antisterptolizinës. Ajo shërben për të diagnostikuar infeksionin e shkaktuar nga Bakteri i Streptokokut.
  • Feçe Gjak Okult – Analizë e cila tregon prezencën e Gjakut në Feçe. Analizë rutinë për diagnostikimin e Kancerit të Zorrës së Trashë.
  • Antigeni Fekal për H. Pylori – Analizë e cila tregon mbetjet e Helikobakter Pilorit në Feçe.
  • Ferritinemi – Analizë e cila tregon rezervat e hekurit në Gjak. Nivele të ulëta të saj ndeshen në rastet e Anemive, kurse nivele të rritura të saj mund të ndeshen në Sëmundje Tumorale ose Sëmundje Kronike të Mëlçisë, si Hemokromatoza.
  • Analizat Hormonale
  • Kontrolli i funksionit të Gjëndrës Tiroide:
    • TSH.
    • FT3.
    • FT4.

 

Markuesit Tumoralë

  • CEA – Tregues tumoral i rëndësishëm për diagnostikimin dhe ecurinë e pacientëve që vuajnë dhe janë nën terapi për Tumoret e Zorrës, Gjirit dhe Mushkrive.
  • AFP – Analizë e cila përdoret për:
    • Diagnostikimin dhe ecurinë klinike të pacientëve që vuajnë dhe janë nën mjekim për disa lloje Tumoresh, si:
      • Të Mëlçisë.
      • Të Lëkurës.
      • Të Zorrës.
    • Evidentimin e Tumorit të Testikujve.
    • Kontrollin e Anomalive Embrionale dhe ato të Placentës gjatë Shtatëzanisë
  • CA 19-9 – Analizë e cila shërben për diagnostikimin dhe ecurinë klinike të pacientëve që vuajnë dhe janë nën mjekim për disa lloje Tumoresh, si:
  • Ca 125 – Analizë e cila shërben për diagnostikimin dhe ecurinë klinike të pacientëve që vuajnë dhe janë nën mjekim, kryesisht, për Tumorrin e Vezoreve. Vlera të larta të saj mund indikojnë dhe:
    • Tumore të Qafës së Mitrës.
    • Ciroza Hepatike.
    • Tumore të Pankreasit, të Mushkërive, të Zorrës.
  • Psa/fPsa – Analizë e cila lidhet me Kancerin e Prostatës. Në rastet kur rezultati del Pozitiv, pra indikon se pacienti mund të vuajë nga Kanceri i Prostatës, ekzaminimet instrumentale dhe laboratorike vazhdojnë për të konfirmuar ose rrëzuar këtë indikacion. Në rastet kur rezultati del Negativ, gjithsesi nuk mund të përjashtohet 100% rreziku i Kancerit të Prostatës.

 

Analizat Bakteriologjike

  • Feçe Parazit – Analizë e cila indikon prezencën e parazitëve të ndryshëm, si Giardia Lamblia, në organizëm. Parazitë të cilët transmetohen lehtësisht ndërmjet individëve dhe shkaktojnë shqetësime tek të prekurit prej tyre. Nëse lihen pa u trajtuar mund të shkaktojnë probleme serioze.
  • Feçe Kandida – Analizë e cila indikon prezencën e Kandidës (Myk ose Kërpudhë) në Traktin Tretës.
  • Koprokultura – Analizë e cila indikon prezencën e bakterieve, si Salmonela dhe/ose Shigela, në organizëm. Bakterie të cilat shkaktojnë Sëmundje të rrezikshme për jetën e njeriut.
  • Urokultura – Analizë e cila indikon prezencën e bakterieve në Traktin Urinar. Bakterie të cilat mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme dhe në disa raste të rrezikshme për jetën e njeriut, siç është dhe E. Coli.
  • Kulturë fyti për Kandida dhe Koke – Analizë e cila indikon prezencën e infeksioneve bakteriale ose mykotike në rrugët e Frymëmarrjes.
Stafi
Dr. Rajmonda Kolpepaj,
Dr. Age Hodaj
Xhensila Tako
Informacion për Pacientët

Info mbi Sëmundjet

Pyetjet më të shpeshta

Dieta & Rekomandime

Dokumenta të nevojshme

Rezervo një Takim

Politikat e Privatesise

error: Content is protected !!