Konstipacioni

09/08/2017

Konstipacion mund të jetë:

  • Shpeshtësia e jashtëqitjes më pak se 3 herë në javë.
  • Kur jashtëqitja kryhet me vështirësi.
  • Kur jashtëqitja është në trajtë të fortë.
  • Kur ndjesia e mos zbrasjes së plotë të zorrës së trashë vazhdon edhe pas defekimit.
  • Kur përjetohet ndjesia e bllokimit të vrimës së jashtëqitjes.

Statistikisht:

Rreth 20-30% e njerëzve mbi moshën 60 vjeç vuajnë nga konstipacioni.

  • Ky numër rritet me rritjen e moshës.
    • Konstipacioni është më i shpeshtë tek femrat se tek meshkujt; në raportin 2:1.
    • Duhet përmëndur se konstipacioni është një nga sëmundjet më të shpeshta në vëndet e industrializuara.

Konstipacioni kronik i zakonshëm, është një çrregullim funksional (i palidhur me një sëmundje të caktuar). Për këtë lloj konstipacioni kemi këta faktorë rreziku:

  • Mënyrë jo e shëndetshme jetese:
    • Mungesa e aktivitetit fizik.
    • Konsumimi i pakët i lëngjeve.
    • Konsumimi i pakët zarzavateve dhe frutave.
  • Seksi femër.
  • Mosha mbi 60 vjeç.
  • Sindroma e Zorrës së Irrituar (Koliti Spastik)
  • Konstipacioni mund të shkaktohet edhe nga shkaqe të tjera. Disa prej tyre janë:
  • Konstipacioni kalimtar nga ndonjë sëmundje. Ky lloj konstipacioni shoqërohet zakonisht me:
    • Temperaturë.
    • Qëndrim në krevat.
    • Ndryshim të ushqimit.
  • Konstipacioni i influencuar nga medikamentet të tilla si:
    • Antidepresivët.
    • Antiparkinsonikët.
    • Kodeina.
    • Verapamili.
    • Antikolinergjiket.
  • Konstipacioni i influencuar nga çrregullimet e elektroliteve. Të tilla si:
    • Hipokalemia – ulja e kaliumit në gjak.
    • Hiperkalçemia – rritja e kalçiumit në gjak.
  • Konstipacioni nga sëmundjet organike të zorrës. Të tilla si:
    • Adenoma – tumoret beninje.
    • Karcinoma – tumoret malinje.
    • Rektozele – zgjerim i 15cm i fundit të zorrës së trashë.
    • Divertikulitis – dalje, zgjerime si xhepa të zorrës.
    • Trupa të huaj në zorrë.
    • Hemorroide të dhimbshme.
    • Fissura – plasaritje të kanalit të jashtëqitjes.
    • Abscese – qelbëzime.
  • Konstipacioni nga shkaqe neurologjike. Të tilla si:
    • Sëmundja e Parkinsonit.
    • Skleroza Multiple.
  • Konstipacioni nga shkaqe endokrine. Të tilla si:
    • Hypotiroza – prodhimi i pakët i hormonit të tiroides.
    • Hyperparatiroidizmi – prodhimi i shtuar i hormonit të paratiroides.
    • Shtatëzania.

Diagnoza:

  • Vizitë Gastro-Hepalogjike.
  • Ekografi Abdominale.
  • Kolonoskopi. Këshillohet të kryhet sa më shpejtë kur pacienti shfaq këto simptoma:
    • Konstipacion akut.
    • Humbje në peshë.
    • Gjak në feçe.
    • Të vjella.
    • Ileus – bllokim të zorrës.
  • Tushe Rektale – ekzaminim me gisht i fundit të zorrës së trashë.
  • Analiza laboratorike :
    • Gjak Komplet.
    • Elektrolitet (Ca, K, Mg, Cl, Na).
    • TSH.
    • Markuesit Tumoralë: CEA, CA 19-9.
    • Feçe Gjak Okult.
  • Radiografi Abdominale.
  • MR – Defekografi.
  • Manometria e Sfinkterit Anal – matja e presionit të kanalit të jashtëqitjes.

Trajtimi:

Mjekimi i konstipacionit është Shkakësor dhe Higjenodietetik:

  • Mjekimi shkakësor qëndron në trajtimin e shkakut të konstipacionit.
    • Mund të ketë origjinë nga trakti tretës ose nga sëmundje të tjera që nuk i takojnë zorrës.
    • Nga përdorimi i ushqimeve që shkaktojnë konstipacion
    • Nga përdorimi medikamenteve që shkaktojnë konstipacion
    • Marrja e laksativeve (medikamente për të lehtësuar kapsllëkun) duhet të kryhet vetëm për një kohë të shkurtër për shkak të efekteve anësore që ato kanë.
  • Mjekimi Higjenodietetik përfshin masa të përgjithshme. Duhet të merren në konsideratë:
    • Konsumi i dietës ushqimore të kuzhinës mesdhetare, e cila përmban:
      • Perime.
      • Fruta.
      • Lëngje të ndryshme, rreth 1.5 – 2 litra në ditë.
    • Lëvizje dhe aktivitet fizik çdo ditë.
    • Mos e shtyni në kohë proçesin e jashtëqitjes, bëjeni këtë proçes një ritual të përditshëm.

Parandalimi:

  • Konsumoni një dietë të shumëllojshme, të pasur me fruta, perime, fibra, dhe lëngje nga 1.5 deri në 2.5 litra në ditë.
  • Bëni kujdes me medikamentet që shkaktojnë konstipacion. Të tilla si:
    • Antidepresivët.
    • Antiparkinsonikët.
    • Kodeina.
    • Verapamili.
    • Antikolinergjiket.
  • Drejtohuni tek mjeku për të sqaruar në kohën e duhur shkakun e konstipacionit.
  • Diagnoza në kohën e duhur dhe mjekimi përkatës çon në shmangien e komplikacioneve si: