Kondilomat

09/08/2017

Kondilomat janë formacione si kokrriza shumë të vogla të ngritura mbi lëkurë që në shumicën e rasteve gjënden në organet gjenitale. Shkaqet kryesore përfshijnë viruset të cilat transmetohen shpesh me rrugë seksuale.

Ankesat:

  • Kruajtje në kanalin anal dhe rreth tij.
  • Djegie në kanalin anal dhe rreth tij.
  • Ndjenjë e lagështirës në atë pjesë të trupit.
  • Dhimbje gjatë proçesit të jashtëqitjes.
  • Gjakosja, e cila ndodh rrallë.

Trajtimi:

  • Solucione kaustike kur ato janë të vogla.
  • Trajtim kirurgjikal kur ato janë të mëdha.
  • Partneri i të sëmurit me kondilome rekomandohet që të kontrollohet tek mjeku.

Parandalimi:

  • Higjiena personale:
    • Mbajta pastër e pjesës së fundit të zorrës dhe zonës rreth saj.
    • Mos përdorimi i veshjeve të brëndshme të personave të tjerë.
    • Përdorimi i peshqirëve duhet të jetë gjithmonë personal.
  • Evitimi i kontakteve seksuale të pambrojtura.
  • Konsulta me mjekun Gastrolog.