Kanceri i zorrës së trashë

09/08/2017
kanceri i zorres se trashe

Kanceri i Zorrës së Trashë, zhvillohet në Zorrën e Trashë dhe në Rektum (10-15cm e fundit të tubit tretës).

  • Kanceri është një term që përdoret për të treguar një rritje indore si pasojë e një devijimi, degjenerimi patologjik që devijon nga rritja normale qelizore. Karakteristikë e qelizës kanceroze është ndryshimi i strukturës qelizore, aftësia e saj për t’u përhapur në indet fqinje dhe aftësia për tu shpërndarë në organet periferike.
  • Sipas shpeshtësisë së incidencës në njerëz, Kanceri i Zorrës së Trashë, zë vendin e dytë në Europë dhe të tretin në Botë. Ai prek çdo moshë dhe çdo segment të Zorrës së Trashë.
  • Në 60% të rasteve ky Kancer prek 40cm e fundit të Zorrës së Trashë.

kanceri i zorres se trashe

Ky lloj kanceri prek më shpesh ata persona që:

  • Konsumojnë mishin e kuq shpesh, dhe në sasi të mëdha.
  • Konsumojnë yndyra shtazore rregullisht.
  • Konsumojnë duhan dhe alkool.
  • Janë mbipeshë ose obese.
  • Bëjnë jetë sedentare.
  • Janë mbi moshën 50 vjeç.
  • Kanë histori familjare me këtë lloj sëmundje.
  • Kanë Polipe (tumore beninje) të kësaj zorre.
  • Janë të sëmurë me sëmundje inflamatore të zorrës si Koliti Ulçeroz dhe Morbus Crohn.
  • Vuajnë nga tipe të tjera kanceri. Tek femrat, Kanceri i Vezoreve ose i Uterusit.

Ankesat:

  • Ankesat mund të variojnë me lokalizimin e Kancerit në Zorrën e Trashë:
  • Ndyshimi i mënyrës së jashtëqitjes, alternimi i Konstipacionit me Diarenë.
  • Jashtëqitje në trashësinë e një lapsi.
  • Ndjenjë urgjente e jashtëqitjes dhe mos dalja e saj kur shkon në tualet.
  • Jashtëqitje me gjak.
  • Dhimbje të përsëritura të barkut, ndonjëherë në formë Kolike (shumë të fortë).
  • Fryrje dhe zhurma në zonën e Barkut (kur ato vazhdojnë për një kohë të gjatë).
  • Lodhje.
  • Rënie në peshë, mungesë fuqie.
  • Defekim në mënyrë të pavullnetshme.
  • Konstatimi me anë të prekjes i ndonjë mase në zonën e Barkut.
  • Shfaqje e një Anemie të pa përcaktuar.
  • Temperaturë deri në 37.5 ̊ C.

Diagnoza:

  • Vizitë Gastro-Hepatologjike.
  • Eko Abdominale.
  • Kolonoskopi me Biopsi.
  • Tushe Rektale (ekzaminim me gisht i zorrës së trashë)
  • Analiza Laboratorike:
    • Gjak Komplet.
    • Feçe Gjak Okult.
    • Ferritinemi, Sideremi.
    • Bilirubinë Direkte, Bilirubinë Totale, SGOT, SGPT.
    • Azotemi, Kreatinemi.
    • Albuminemia dhe Proteina Totale.
    • INR.
    • CEA, AFP, CA19-9.
  • Skaneri Abdominal dhe i Mushkërive me kontrast nga Goja dhe Venoz (CT).
  • Rezonancë Magnetike Abdominale (RMI)
  • PET Scan.
  • Radioimunoshintigrafia me Antikorpet CEA të markuar me Tc (Tecnecium).

Trajtimi:

Trajtimi varet nga stadi i sëmundjes dhe përfshin atë:

  • Endoskopik.
  • Kirurgjikal.
  • Kimioterapeutik.
  • Radioterapeutik.
  • Medikamentoz, për të lehtësuar ankesat.

Parandalimi:

Si në të gjithë llojet e tjerë të kancerit, edhe ai i Zorrës së Trashë është i vështirë për t’u parandaluar. Por diagnostikimi në stadet e hershme rrit shanset për ta kuruar dhe shëruar atë.
Për këtë arsye ka disa metoda të vlefshme për ta parandaluar dhe për ta kapur herët këtë lloj kanceri.

  • Tushe Rektale – ekzaminim me gisht nga ana e mjekut të rreth 8-10 cm të fundit të zorrës së trashë.
  • Feçe Gjak Okult – përcaktimi i gjakut në jashtëqitje, gjak i cili nuk është i dukshëm me sy të lirë.
    • Prezenca e gjakut në jashtëqitje jo gjithnjë nënkupton që një person është i prekur nga kanceri i zorrës së trashë. Sëmundje të tjera si Hemorroidet, Polipet e Zorrës dhe Inflamimi i saj mund të jenë shkak që kjo analize të dalë pozitive.
  • Kolonoskopia – është hapi i parë efikas në parandalimin e kancerit. Nëpërmjet këtij ekzaminimi mund të zbulohen polipet të cilët janë pararendës të Kancerit të Zorrës së Trashë. Këto Polipe mund monitorohen ose mund të hiqen përpara se të kalojnë në stadin e kancerit.
  • Biopsia – kolonoskopia është metoda më e mirë për zbulimin e kancerit të zorrës së trashë sepse është dhe e vetmja mënyrë nga e cila mund të marrësh dhe Biopsi (grimca indore).
  • Individët që kanë histori familjare me këtë lloj sëmundje, duhet të kryejnë Feçe Gjak Okult, dhe Kolonoskopi:
    • Pas moshës 40 vjeçare.
    • Të paktën 1 herë në vit.
    • Edhe pa patur ankesa.