Kanceri i ezofagut

09/08/2017

Kemi dy forma të Kancerit të Ezofagut:

  1. Carcinoma skuamoze – e cila fillesën e ka nga qelizat e ezofagut.
  2. Adeno Carcinoma – e cila fillesën e ka nga qelizat e stomakut.

Ankesat:

  • Vështirësi në kalimin e ushqimit (disfagia) si me ushqimet e forta ashtu dhe me ato të lëngëta.
  • Mungesë oreksi.
  • Rënie në peshë.
  • Dhimbje gjatë kalimit të ushqimit nëpër ezofag (odynofagia).
  • Dhimbje gjoksi, në disa raste e përhapur edhe në shpinë.
  • Humbje e zërit si pasojë e paralizës së kordave të zërit.
  • Kollë dhe Pneumoni.
  • Ngjirje të zërit.
  • Lemzë.

 

Diagnoza:

  • Gastroskopi me biopsi, e cila është e pazëvëndësushme për diagnozën e këtij kanceri.
  • Analiza laboratorike:
    • Gjak komplet.
    • Bilirubinë Direkte / Totale, SGOT, SGPT, ALP.
    • Azotemi, Kreatinemi.
    • INR.
    • Gilcemi.
    • Fibrinogjen.
    • Proteine totale.
    • Albuminemi.
    • PCR.
    • Sideremi, Ferritinemi.
    • PCR, LDH.
    • CEA, AFP, Ca19-9.
  • Skaneri (CT) i kraharorit dhe i abdomenit.
  • Eko-Endoskopi (EUS) me rezolucion të lartë, e rëndësishme për të parë sa i shtrirë është tumori në shtresën e murit të ezofagut dhe në gjëndrat përreth. Kjo tek ata të sëmurë që janë kandidatë për ndërhyrje kirurgjikale.
  • Tomografi me emetim të pozitroneve (PET), e cila ndihmon në identifikimin e metastazave në distancë nga ezofagu.

 

Trajtimi:

Trajtimi i të sëmurit nga ky lloj kanceri është kompleks dhe inter-disiplinor, që do të thotë se trajtimi bazohet në konsulta të zgjeruara me pjesëmarjen e disa specialiteteve.

  • Ndërhyrja kirurgjikale.
  • Kimioterapia.
  • Radioterapia para ose pas operacionit.
  • Për rastet tepër të avancuara aplikohet trajtim endoskopik palliativ (jo radikal por lehtësues):
    • Zgjerimi endoskopik.
    • Lazeri endoskopik(ND-YAG).
    • Koagulimi me argon plazma.
    • Rezeksioni mukozal endoskopik (EMR).
    • Diseksioni submukozal endoskopik (ESD).
    • Terapia me fotodinamikë (PDT).
    • Vendosja endoskopike e stentëve plastike ose metalike.

 

Parandalimi:

Parandalimi i kancerit të ezofagut, si çdo lloj tjetër i kancerit, është pothuajse i pamundur.
Faktorët e mëposhtëm mund të rrisin rrezikun për t’u prekur nga ky lloj kanceri:

  • Konsumimi i duhanit dhe alkoolit.
  • Indeksi i masës trupore mbi 30.
  • Mos konsumimi i zarzavate.
  • Konsumimi i lëngjeve të nxehta.
  • Dieta e varfër me selenium dhe zink.
  • HPV (human papilloma virus) .

Personat që vuajnë nga sëmundjet e mëposhtme janë më të rrezikuar për t’u prekur nga Kanceri i Ezofagut, prandaj kontrolli i rregullt mjekësor është shumë i rëndësishëm:

  • Personat që vuajnë nga Akalazia (pengesa në kalimin e ushqimit).
  • Personat që kanë konsumuar lëndë kaustike.
  • Personat që vuajnë nga sindromi Plummer-Winson (një lloj anemie e shoqëruar me vështirësi në gëlltitjen e ushqimit).
  • Personat që vuajnë nga një sindromë gjenetike që quhet Tylosis (një lloj patologjie e pëllëmbës së dorës dhe e shputës së këmbës).
  • Personat që vuajnë nga Sëmundja Celiake (sëmundje e zorrës së hollë që dëmtohet nga mos zbërthimi i proteinës së grurit).
  • Personat që vuajnë nga Ezofagu i Barrett (sëmundje që ndodh kur mukoza e ezofagut transformohet në mukozë stomaku).
  • Personat që janë operuar nga stomaku.
error: Content is protected !!