Hipertensioni arterial – hta, ose sëmundja hipertonike

09/08/2017

HTA është një faktor madhor rreziku për:

  • Sëmundjet e Zemrës dhe të enëve të gjakut.
  • Infarktin Akut të Miokardit.
  • Dëmtimet e Aortës dhe të Arterieve të këmbëve.
  • Disekimin dhe plasjen e Aneurizmës së Aortës Ascendente (ngjitëse) dhe asaj të barkut.
  • Sëmundjet e Trurit dhe të Veshkave.
  • Dëmtimet e Retinës së Syrit.

HTA – klasifikimi nga pikëpamja etiologjike (e origjinës):

  • HTA primar (esencial, idiopatik) prek rreth 90% të popullsisë. Quhet ndryshe dhe sëmundja e hipertensionit që nuk i dihet origjina (mund të jetë i trashëguar nga prindërit). Prek zakonisht moshën mbi 40 vjeç.
  • HTA sekondar prek rreth 10 % të popullsisë. Zakonisht vjen si pasojë e një sëmundje tjetër. Disa nga këto sëmundje mund të jenë:
    • Sëmundjet e Veshkave.
    • Të gjëndrave endokrine (si Tiroidia, Gjëndra Mbiveshkore, etj).
    • Hipertensioni në gratë shtatëzëna.
    • Sëmundjet e Trurit.
    • Koarktacioni i Aortës (Sëmundje e Lindur e Aortës).
    • Përdorimi i drogave, alkoolit, etj.

Klasifikimi i HTA sipas stadeve:

  Vlera e Tensionit (HTA)
Stadi Sistoliku (max) Diastoliku (min)
Normal <130 <85
Kufiri maksimal 130-139 85-89
I – i lehtë 140-159 90-99
II – i moderuar 160-179 100-109
III – i rëndë 180-209 110-119
IV – shumë i rëndë >210 >120

HTA – klasifikimi nga pikëpamja klinike:

  • HTA stadi I:
    • Nuk ka dëmtime në enët e gjakut dhe në organe (Zemër, Veshka, Sy, Tru, etj.).
  • HTA stadi II
    • Mund të ketë trashje të mureve të Zemrës dhe dëmtime të enëve të gjakut.
  • HTA stadi III
    • Mund të ketë dëmtime të organeve të tjera.
    • Mund të fillojë zgjerimi i dhomave të Zemrës.
  • HTA stadi I IV
    • Dhomat e zemrës janë të zgjeruara dhe funksioni pompë i Zemrës është i dobësuar.
    • Ka dëmtime të rëndësishme edhe në organet e tjera.

Ankesat:

  • TA (tensioni) nuk ka stabilitet.
  • Dhimbje koke.
  • Marrje mëndsh, humbje ekuilibri.
  • Marrje fryme.
  • Shtrëngim në gjoks.
  • Ndjenja e mbytjes.
  • Të vjella.
  • Në disa raste të dridhura dhe të ftohtë.
  • Ndonjëherë errësim të shikimit, humbje të ndërgjegjes.

Diagnoza:

Konsulta me Mjekun Kardiolog:

  • Mjeku dëgjon ankesat e të sëmurit
  • Mat dhe kontrollon TA (tensionin)
  • Kontrollon mjekimin që është duke marrë i sëmuri

Ekzaminimet që duhet të kryhen për të vendosur një diagnozë përfundimtare janë:

Holter i Tensionit
Matës dhe regjistrues i tensionit të cilin i sëmuri e mban të lidhur 24/48 orë, gjatë aktivitetit të tij normal. Aparati mat dhe regjistron vlerat e TA çdo 30 minuta.

TTE
Ekokardiografi Trans-Torakale Triplex (2D, Color, Doppler) ose e njohur ndryshe si Eko e Zemrës. Me këtë ekzaminim shihet:

  • Nëse ka trashje të mureve të zemrës, zmadhim të rrënjës së aortës dhe aortes ascendente (ngjitëse).
  • Nëse ka dëmtime në valvulat e zemrës, sidomos në atë të aortës.
  • Duke parë dëmtimet që ka dhënë në zemër tensioni i lartë, mund të përcaktohet nëse sëmundja ka përparuar apo është në fillimet e saj.

Ekografi Abdominale
Eko e barkut. Ky ekzaminim kryhet për të përjashtuar sëmundjet e tjera që mund të shkaktojnë tension të lartë. Këto sëmundje mund të jenë: të Veshkave, ngushtime të lindura të Arterieve që furnizojnë Veshkat me gjak, Sëmundje të Gjëndrës Mbiveshkore.

Ekografi e Tiroides
Ky ekzaminim kryhet për të kontrolluar Gjëndrën e Tiroides, si shkaktare e mundshme e tensionit të lartë.

TSH, Ft3, Ft4
Analizat laboratorike të hormoneve të Tiroides. Analiza gjaku të cilat kontrollojnë parametrat e Gjëndrës së Tiroides.

Lipidograma
Analizat laboratorike të yndyrnave. Analiza gjaku të cilat kontrollojnë parametrat e yndyrnave në gjak, si shoqëruese të shpeshta të tensionit të lartë. Nivelet e larta të tyre rrisin rrezikun e HTA në Zemër dhe në enët e gjakut.

Glicemia/Glicemi 2h pas buke/HbA1c
Analiza laboratorike të sheqerit. Analize gjaku që mat parametrat e sheqerit në gjak: esëll, 2 orë pas buke dhe Hemoglobina e Glukozuar. Diabeti rrit rrezikun e HTA për Sëmundjet e Zemrës dhe enët e gjakut.

Trajtimi:

Pas diagnostikimit me sëmundjen e Hipertensionit Arterial i sëmuri duhet:

  • Të marrë mjekimin me medikamentet përkatëse në mënyrë të rregullt dhe rigoroze. Hipertensioni është një sëmundje që duhet të mjekohet përgjatë gjithë jetës. Dozat e medikamenteve i përcakton mjeku, i sëmuri duhet të zbatojë udhëzimet me përpikmëri.
  • Të zbatojë një dietë ushqimore të shëndetshme, të kufizojë yndyrnat e tepërta dhe sidomos kripën. I sëmuri duhet gjithmonë të mbajë një peshë normale.
  • Të evitojë stresin sa më shumë të jetë e mundur.
  • Të kontrollohet tek mjeku kardilog në mënyrë periodike për të mbajtur të stabilizuar dhe nën kontroll tensionin. Në këtë mënyrë mund të evitojë komplikacione të rënda si insulti cerebral (hemorragjia dhe/ose infarkti i Trurit), Infarkti i Zemrës, dëmtimet e Syrit dhe të enëve të gjakut, dëmtimi i Veshkave (Insufiçenca Renale etj).

Parandalimi:

  • Sëmundja hipertonike e trashëguar është e vështirë të parandalohet. Është e rëndësishme të diagnostikohet shpejt dhe të fillohet mjekimi.
  • Mund të prandalohen pasojat, dhe/ose komplikacionet në tru, në zemër, dhe organet e tjera duke kryer konsultat, ekzaminimet dhe trajtimet e lartpërmendura.
  • Të zbatohen këshillat e mjekut në lidhje me ushqimin, dietën dhe aktivitetin fizik.
error: Content is protected !!