Hepatosteatoza joetilike

09/08/2017

Hepatosteatoze Joetilike quhet dhjamosja e mëlçisë tek personat që nuk konsumojnë alkool. Steatohepatitis Joetilik është një inflamacion (pezmatim, vuajtje e mëlçisë) në kuadrin e një dhjamosje të melçisë tek një person që nuk konsumon alkool.

Shkaqet e kësaj sëmundje nuk vijnë nga alkooli por nga shkaqe të tjera. Disa prej tyra janë:

  • Diabeti Mellitus Tip II (sëmundja e sheqerit)
  • Medikamente si:
    • Amiodaroni.
    • Glukokortikoidet.
    • Estrogjenet.
  • Mbipesha.
  • Obeziteti – personat obez kanë risk shumë më të lartë për të pasur dhjamosje të mëlçisë.

Pamja mikroskopike e mëlçisë (ndryshimet që pësojnë qelizat e saj) janë të njëjta në të dyja rastet si në Steatohepatitin Etilik dhe atë Jo Etilik.

Ankesat:

  • Pacientët që vuajnë vetëm nga dhjamosja e mëlçisë mund të mos kenë ankesa.
  • Në 50% të rasteve mund të kenë ankesa jo specifike, si:
    • Ndjesi pa rehatie.
    • Fryrje.
    • Ndjesi e shtypjes në bark.
    • Ndjesi e të vjellit.
    • Fryrje barku.

Diagnoza:

  • Vizitë Gastro-Hepatologjike.
  • Ekografi Abdominale.
  • Analizat laboratorike:
    • Gjak komplet.
    • Bilirubinë Direkte/Totale, GGT, SGPT, SGOT, ALP.
    • Lipidograma.
    • Azotemi, Kreatinemi.
    • INR.
    • Glicemi.
    • Fibrinogjen.
    • Proteina totale.
    • Albuminemi.
    • Sideremi, Ferritinemi.
    • LDH.
    • AgHBs, AntiHCV.
  • Elastografia.
  • Biopsia e mëlçisë (e cila kërkohet nga mjeku vetëm në rastet e përparimit të sëmundjes në Fibrozë ose Cirrozë të Mëlçisë).

Trajtimi:

Mjeku gjykon për dhënien ose jo të medikamenteve në përputhje me rezultatet e ekzaminimeve të mësipërme.

Parandalimi:

  • Konsulta tek mjeku Gastrolog për ata persona që janë mbipeshë pavarësisht mungesës së ankesave.
  • Pakësimi ose eliminimi i alkoolit.
  • Të sëmurët me Diabet duhet ta mbajnë sëmundjen nën kontroll.
  • Rënia nga pesha për personat mbipeshë ose obezë, është thelbësore.
  • Aktiviteti fizik i përditshëm është shumë i rëndësishëm.
  • Mbajtja e një diete ushqimore të ekuilibruar ndihmon, si për çdo sëmundje tjetër.
  • Konsulta tek mjeku për medikamentet e ndryshme që mund të merrni për sëmundje të tjera.