Hepatitet autoimune

09/08/2017

Hepatiti Autoimun është një nga sëmundjet e rralla kronike të Mëlçisë. Shkaku i kësaj sëmundje është i paqartë. Autoantikorpet që konstatohen në gjakun e të sëmurëve janë më tepër një shprehje e sëmundjes se sa shkaku i saj.

Ankesat:

  • Kruarje.
  • Dhimbje e kyçeve.
  • Zverdhje e syve ose e lëkurës.
  • Lodhje, këputmëri, pafuqi.
  • Ndjenjë bezdisëse nën harkun brinjor të djathtë.

Diagnoza:

  • Vizitë Gastro-Hepatologjike.
  • Analiza Laboratorike:
    • Gjak komplet.
    • Urinë komplet.
    • Funksioni hepatik (i Mëlçisë): Bilirubinë Direkte, Bilirubinë Totale, SGOT, SGPT, ALP, PCR, LDH, GGT, Fibrinogjen, Albuminemi.
    • Funksioni renal (i Veshkës): Azotemi, Kreatinemi.
    • Hekuri në gjak: Sideremi, Ferritinemi.
    • INR.
    • Glicemi.
    • Elektrolitet (Ca, K, Mg, Cl, Na).
    • ANA (AntiNuclear Antibodies) – Autoantikorpe ndaj bërthamës qelizore.
    • SMA (Smooth Muscle Antigen) – Autoantikorpe ndaj muskulaturës së lëmuar.
    • LKM (Liver/Kidney Microsomes) – Autoantikorpe ndaj mikrozomeve të mëlçisë dhe veshkave.
  • Ekografi Abdominale.
  • Biopsia për të sqaruar përfundimisht diagnozën.

Trajtimi:

  • Medikamentoz me Kortizonikë.
  • Një medikament tjetër është Azathioprine, e cila mund të përmirësojë sëmundjen dhe mund të çojë në zgjidhjen përfundimtare të saj.
  • Mjekimi mund të duhet të vazhdohet për një kohë të gjatë.

Parandalimi:

  • Nuk ka ndonjë masë parandaluese të veçantë për këtë lloj Hepatiti.
  • Konsultimi me mjekun gastrohepatolog sapo shfaqjen e ankesat e përshkruara më sipër është i domosdoshëm për ta kapur sëmundjen në stadet fillestare.