09/08/2017

Hemorroidet janë enë gjaku në sipërfaqen e brëndshme të kanalit anal. Funksionet e tyre janë:
- Të mbyllin kanalin anal nga brënda në mënyrë që të mos ketë dalje të pavullnetshme të gazrave dhe/ose jashtëqitjes.
- Të mbrojnë muskujt e kanalit anal.
Në rastet kur individi ka vështirësi dhe/ose sforcim në jashtëqitje (vuan nga Konstipacioni), Hemorroidet zgjerohen dhe tentojnë të dalin jashtë kanalit anal.
Ankesat:
- Jashtëqitje me gjak.
- Defekim në mënyrë të pavullnetshme.
- Ndjenjë dhimbje në kanalin anal.
- Ndjesi për të shkuar urgjent në tualet.
Trajtimi:
- Rregullim i menjëhershëm dhe i zgjatur i dietës ushqimore.
- Trajtim me medikamente (lokalisht dhe/ose nga goja).
- Në rrugë kirurgjikale nëse Hemorroidet janë në stad të avancuar.
Parandalimi:
- Vizitë Gastro-Hepatologjike me shfaqjen e ankesave të para.
- Të evitohet Konstipacioni nëpërmjet dietës së pasur me zarzavate dhe fruta.
Posted in Info Mbi Sëmundjet, Zorra e Trashë dhe Kanali Anal