Hemokromatoza (sëmundja nga mbingarkesa në hekur)

09/08/2017

Hemokromatoza është një nga sëmundjet metabolike më të zakonshme të mëlçisë. Brënda çdo qelize ka një balancë mjaft rigoroze të hekurit dhe enzimat brënda tyre kanë kërkesa të caktuara për të. Por kur hekuri është mbi nivelet e lejuara, pra kur kjo balancë prishet, hekuri kthehet në një helm të fuqishëm i cili çrregullon funksionin e disa enzimave të zinxhirit të frymëmarrjes qelizore. Kjo shkakton radikale të lira të oksigjenit të cilat në vetvete janë toksike.

Ngarkesa e organizmit me hekur shkaktohet nga marrja me tepricë e tij nëpërmjet traktit Gastrointenstinal. Defekti primar nuk është në mëlçi por në mukozën e tubit tretës. Tek të sëmurët me Hemokromatozë, sasia e hekurit total në organizëm është rreth 25 gram, ndërkohë që në një individ të shëndoshë është 2 deri në 5 gram.

Ankesat:

  • Lodhje, këputje, pafuqi.
  • Dhimbje të kyceve.
  • Mund të kenë diabet të sheqerit.
  • Lëkura mund të ketë një ngjyrë të bronxtë në stadet e avancuara të sëmundjes.

Diagnoza

  • Vizitë Gastro-Hepatologjike.
  • Sideremi.
  • Ferritinemia.
  • Gjaku komplet.
  • Transferina.
  • Biopsia për të konfirmuar ngarkesën e hekurit në Mëlçi.

Mjekimi

Ka për qëllim të pakësojë sasitë e shtuara të hekurit në organizëm nëpërmjet heqjes së volumeve të gjakut (salaso). Kjo është dhe metoda më efikase.

Parandalimi

Kujdesi në mënyrën dhe cilësinë e ushqimit është tepër i rëndësishëm. Ekuilibri dhe shumëllojshmëria janë kyçe në këtë drejtim.