Gastroskopia

gastroskopi

Gastroskopia është një ekzaminim bazë dhe mjaft i zakonshëm në fushën e Gastroenterologjisë. Është një metodë për të ekzaminuar pjesën e sipërme të Traktit Tretës, i cili përbëhet nga Ezofagu, Stomaku dhe Duodeni.

 

Ky ekzaminim kryhet me ndihmën e një endoskopi, i cili është një instrument fleksibel në formën e një tubi të hollë dhe i pajisur me një sistem video-optik. Me anë të tij Mjeku Gastrolog mund të shohë dhe të vlerësojë sipërfaqen e brëndshme të Traktit Tretës.

 

Endoskopi, i cili në këtë rast quhet Gastroskop, ka në përbërjen e tij edhe dy kanale të cilët përcaktohen si:

  • Kanali i punës – nëpërmjet të cilit mund të futen dhe të shtyhen brënda instrumente të tjerë si pinca e hollë e biopsisë, e cila shërben për marrjen e materialeve indore.
  • Kanali i ajrit/ujit – i cili shërben për insuflimin e ajrit ose ujit. Këto funksione shërbejnë për të shpalosur sa më mirë mukozën e Stomakut (cipën e brëndshme të stomakut). Gjithashtu shërbejnë edhe për shplarjen e lentes në fund të Gastroskopit.

 

Gastroskopia si ekzaminim zgjat vetëm pak minuta, por bashkë me fazën përgatitore, informuese dhe shpjegimin përfundimtar mund të arrijë deri në 30 min. Duke llogaritur dhe kohën normale të pritjes dhe përgatitjes përpara fillimit të proçedurës ekzaminuese, Gastroskopia do të zgjasë minimalisht 1 orë.

 

Kjo metodë ekzaminimi nuk shkakton dhimbje pavarësisht se mund të përshkruhet si një ekzaminim i pakëndshëm për pacientin. Orofaringu (Fyti) do të mpihet me një lëndë Anestetike lokale, për të ulur ndjeshmërinë dhe për ta bërë më të lehtë kalimin e Gastroskopit. Mund të aplikohet edhe proçedura e Sedacionit, nëse pacienti do ta kërkojë. Me anë të kësaj proçedure pacienti bie në një gjëndje gjumi e cila bën të mundur që ekzaminimi të kalojë pa u kuptuar. Në çdo rast është e nevojshme një parapërgatitje nga ana e pacientit. Ajo përfshin:

  • Në momentin e ekzaminimit pacienti duhet të ketë të paktën 6 orë pa konsumuar ushqim dhe 4 orë pa konsumuar lëngje.
  • Do të kryhet biseda informuese paraprake me Mjekun, si dhe plotësimi i formularëve të konsensusit.
  • Nëse ekzaminimi është kryer pa Sedacion, pacienti duhet të presë minimalisht edhe 1 orë përpara se të konsumojë ushqim apo lëngje.
  • Nëse ekzminimi është kryer me Sedacion, pacienti duhet:
    • Të presë minimalisht edhe 1 orë përpara se të konsumojë ushqim apo lëngje.
    • Të jetë patjetër i shoqëruar.
    • Të presë minimalisht edhe 4 orë përpara se të drejtojë automjetin, të përdorë makineri të rrezikshme, apo të kryejë punë të rrezikshme dhe/ose me rëndësi të lartë.

 

Gastroskopia rekomandohet tek personat me ankesat e mëposhtme:

  • Vështirësi në gëlltitje.
  • Urth.
  • Dhimbje ose ndjenjë parehatie në pjesën e sipërme të barkut.
  • Ndjesi e ngopjes së shpejtë.

 

Nëpërmjet Gastroskopisë vendosen në mënyrë përfundimtare diagnoza si:

 

Gastroskopia kryhet edhe për marrjen e materialit indor ose Biopsisë, e cila shërben:

  • Për identifikimin e indit tumoral.
  • Për përcaktimin apo përjashtimin e infeksionit nga Helikobakter Pilori.

 

Gastroskopia shërben edhe për trajtime të tjera terapeutike. Ato përfshijnë:

  • Heqjen e polipeve.
  • Zgjerimin e Stenozave (ngushticave) të ezofagut ose të Pilorit (pjesës dalëse të stomakut në zorrë të hollë).
  • Largimin e trupave të huaj të gëlltitur nga pacienti si:
    • Halë peshku.
    • Bërthama të ndryshme.
    • Sende metalike.

 

Për tu informuar mbi komplikacionet e mundshme lidhur me këtë ekzaminim ju lutem konsultohuni me Formularin e Konsensusit për Gastroskopi.

error: Content is protected !!