Në fushën e Gastro-Hepatologjisë bëjnë pjesë të gjitha patologjite (ose sëmundjet) e tubit tretës. I cili fillon me gojën, për të vazhduar me Ezofagun, Stomakun, me Zorrën e Hollë, Zorrën e Trashë, dhe duke përfunduar me vrimën e jashtëqitjes. Në këtë sistem përfshihet edhe Mëlçia, Tëmthi dhe Pankreasi si organe shumë të rëndësishme të tubit tretës por dhe të organizmit në tërësi.
Në klinikën tonë merremi kryesisht me diagnostikimin, kontrollin dhe trajtimin e të gjitha patologjive që i përkasin dhe/ose shkaktohen nga ky sistem jetik i organizmit njerëzor. Ekzaminimet klinike, laboratorike dhe instrumentale që kryen në Klinika Kajo dhe i përkasin departamentit të Gastro-Hepatologjisë, janë:
Ekzaminime klinike
Ekzaminime instrumentale
- Gastroskopi.
- Kolonoskopi.
- RMS.
- Tushe Rektale.
- Ekografi Abdominale.
Ekzaminime laboratorike të ndryshme, më të zakonshmet përfshijnë:
- Funksioni Hepatik (i Mëlçisë): Bilirubinë Direkte, Bilirubinë Totale, SGOT, SGPT, ALP, PCR, LDH, GGT, Fibrinogjen, Albuminemi.
- Funksioni i Pankreasit: Amilazemi, Amilazuri.
- Funksioni Renal (i Veshkës): Azotemi, Kreatinemi.
- Glicemi.
- INR.
- Gjak Komplet.
- Lipidograma: HDL, LDL, Triglicerid, Kolesterol Total.
- Hekuri në gjak: Sideremi, Ferritinemi.
- Markerat tumoral: CEA, AFP, Ca 19-9, Ca 125.
- Markerat viral: AgHbs, AntiHCV.
- Hormonet e tiroides: Ft3, Ft4, TSH.
Gastro-Hepatolog, Endoskopist
Infermiere
Pyetjet më të shpeshta
Dieta & Rekomandime
Dokumenta të nevojshme