Foetor Ex Oris (Era e Keqe e Gojës) dhe Halitosis (Era e Keqe e Frymës)

09/08/2017

Foetor Ex Oris (Era e Keqe e Gojës)

Në praktikën e përditshme të Mjekut Gastrolog janë të shumta rastet e pacientëve që ankohen për erën e keqe të gojës. Disa prej shkaqeve të saj janë:

  • Sëmundje të dhëmbëve.
  • Sëmundje të mishrave të dhëmbëve.
  • Mbetjet ushqimore në hapësirat midis dhëmbëve nga pastrimi jo i mirë i tyre.
  • Duhanpirja.
  • Konsumimi i ushqimeve që mbajnë erë të rëndë, si qepa e hudhra.
  • Infeksione të ndryshme bakteriale të fytit dhe hundës.
  • Sëmundje të gjëndrave të pështymës.
  • Disa lloje medikamentesh që si efekt anësor kanë tharjen e pështymës.
  • Sëmundje tumorale.
  • Sëmundje psikiatrike.
  • Sëmundje neurologjike.

Halitosis (Era e Keqe e Frymës)

Era e keqe e frymës ka shkaqe të ndryshme ku vlen të përmënden:

  • Sëmundje të ndryshme të mushkërive, të mëlçisë, dhe veshkave.
  • Diabeti.
  • Helmime me lëndë të ndryshme kimike (p.sh. Fosfori).
  • Sëmundje të traktit tretës:
    • Gastriti nga Helikobakter Pilori.
    • Divertikuj të Ezofagut.
    • Trupa të huaj në rrugët e sipërme të aparatit tretës.
    • Stenoza (Ngushtica) të rrugëve të sipërme të traktit tretës
    • Ileus (Bllokimi i zorrëve).

Jo gjithmonë është e thjeshtë për të përcaktuar shkakun e erës së keqe të gojës apo të frymës. Një ankesë e shpeshtë në të gjitha grupë moshat e cila dëmton cilësinë e jetës dhe që nuk duhet neglizhuar kurrsesi.

Diagnoza:

  • Vizitë Gastro-Hepatologjike.
  • Analiza Laboratorike në gjak:
    • Gjak komplet.
    • Urinë komplet.
    • Funksioni Hepatik (i Mëlçisë): Bilirubinë Direkte, Bilirubinë Totale, SGOT, SGPT, ALP, PCR, LDH, GGT, Fibrinogjen, Albuminemi.
    • Funksioni Renal (i Veshkës): Azotemi, Kreatinemi.
    • Hekuri në gjak: Sideremi, Ferritinemi.
    • INR.
    • Glicemi.
    • Elektrolitet (Ca, K, Mg, Cl, Na).
  • Analiza Laboratorike në feçe:
  • Analiza të tjera Bakteriologjike:
    • Kulturë fyti për Kandida.
    • Kulturë fyti për Koke.
  • Ekografi Abdominale.
  • Radiografi e Toraksit (Kraharorit).
  • Gastroskopi.

Parandalimi:

  • Higjiena e pastër e gojës.
  • Shmangia e ushqimeve që shkaktojnë erë të keqe të gojës.
  • Vizita Gastro-Hepatologjike.
  • Vizita Stomatologjike.