Fistulat perianale

09/08/2017

Fistulat janë kanalëza që formohen midis pjesës së fundit të zorrës së trashë ose kanalit anal dhe lëkurës rreth këtij të fundit.

Ankesat:

Këto fistula nxjerrin:

  • Sekrecione nga plaga në formë qelbi.
  • Në disa raste sekrecione të përzjera me gjak.

Trajtimi:

  • Mjekimi më i mirë i fistulave është trajtimi kirurgjikal.
  • Kujdes!!! Kur fistulat janë të gjëra ato mund të dëmtojnë funksionin e kanalit anal.
  • Në të tilla raste pacientët mund të përfitojnë nga drenimi i suturuar, i mbajtur për një kohë të zgjatur i cili bën që të thahet dhe të shërohen rreth 60% e pacienteve. Në rastet e tjera aplikimi direkt i materialeve biologjike aktive në fistula mund të mbyllë këto fistula dhe të evitojë ndërhyrjen kirurgjikale.

Parandalimi:

  • Vizita Gastro-Hepatologjike me shfaqjen e ankesave të para.
  • Mbajta pastër e pjesës së fundit të zorrës dhe zonës rreth saj mund të parandalojë krijimin e fistulave.