Dieta & Rekomandime

09/08/2017
Dieta per Ulçeren dhe Gastritet

Simptomat e ulçerës dhe gastriteve, të cilat përfshijnë diskomfort, dhimbje, ose djegie në pjesën e sipërme të abdomenit, shpesh shfaqen afërsisht 1(një) orë pas ushqimit. Pavarësisht, se dieta ushqimore nuk është shkaktar direkt i ulçerave të ndryshme, ajo ngelet një pjesë shumë e rëndësishme e planit të trajtimit së bashku me medikamentet dhe mënyrën e jetesës. Ka disa ushqime që e përkeqësojnë ulçerën dhe ngadalësojnë proçesin e shërimit.

09/08/2017
Dieta per Kolitin Ulçeroz dhe Morbus Crohn

Nëse jeni diagnostikuar me një nga sëmundjet e mësipërme:

  • Ju mund të mos tretni dhe absorboni ushqimin që hani.
  • Ju mund të keni nevojë për disa vitamina dhe minerale.
  • Disa medikamente që merrni mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për t’u ushqyer.

09/08/2017
Dieta per Kolitin Spastik

Dieta, ushqimi dhe mënyra e të ushqyerit ndikojnë në simptomat e Kolitit Spastik. Shumë pacientë që vuajnë nga koliti spastik vënë re përkeqësim të simptomave pas ushqimit. Ndikimi i dietës është unik në çdo person. Për këtë arsye nuk ka një dietë të përgjithshme e cila të funksionojë për çdo person. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të keni nën kontroll sëmundjen tuaj.

09/08/2017
Dieta per Refluksin Gastroezofageal

Simptomat e refluksit shkaktohen kryesisht nga ushqimi, por ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në përkeqësimin e tyre. Më poshtë do të gjeni disa rekomandime të nevojshme për të zvogëluar sa më shumë këto simptoma.

error: Content is protected !!