Dieta per Refluksin Gastroezofageal (GERD)

09/08/2017
Dieta per Refluksin Gastroezofageal

Simptomat e refluksit shkaktohen kryesisht nga ushqimi, por ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në përkeqësimin e tyre. Më poshtë do të gjeni disa rekomandime të nevojshme për të zvogëluar sa më shumë këto simptoma.

  1. Ndaloni duhanin. Nikotina (në çdo formë) dobëson muskulin e poshtëm të ezofagut dhe lejon lëngjet e stomakut të kthehen në ezofag.
  2. Shmangni çamçakëzin dhe karamelet. Përtypja e tyre rrit sasinë e ajrit të gëlltitur, i cilin dihmon refluksin.
  3. Mos u shtrini menjëherë për të fjetur pasi keni ngrënë. Shmangni vaktet e vona në darkë, pasi do t`iu duhet minimalisht të prisni 2 orë para se të flini.
  4. Shmangni veshjet e ngushta (rreth barkut), si dhe përkuljet e trupit pasi keni ngrënë.
  5. Vaktet tuaja duhet të jenë të vogla në sasi dhe të shumta në numër, jo e kundërta. E mira është të ndani ushqimin e 3 vakteve të zakonshme në 5 vakte.
  6. Duhet të bini nga pesha nëse jeni mbipeshë. Obeziteti ndikon në rritje të refluksit.
  7. Ngrini kokën e krevatit 15-20 cm që të evitoni refluksin gjatë gjumit. Jastikët shtesë mund të mos mjaftojnë.
  8. Ushqimet e mëposhtme ndikojnë në rritje të refluksit:
    • Agrumet dhe lëngjet e tyre (qitro, limon, portokall, ananas, shegë).
    • Domatja.
    • Kafeja (me ose pa kafeinë).
    • Çajrat.
    • Pijet e tjera me kafeinë.
    • Ushqimet me erëza dhe përmbajtje acidike mund të mos tolerohen fare nga disa individë.
  9. Ushqimet e mëposhtme irritojnë pjesën e poshtme të ezofagut, i cili është i irrituar pasi ju vuani nga refluksi, dhe duhet të shmangen ose të eliminohen krejtësisht.
    • Agrumet dhe lëngjet e tyre (qitro, limon, portokall, ananas, shegë).
    • Domatja.
    • Kafeja (me ose pa kafeinë).
    • Çajrat.
    • Pijet e tjera me kafeinë.
    • Ushqimet me erëza dhe përmbajtje acidike mund të mos tolerohen fare nga disa individë.

 

Grupet e ushqimeve

Grupimi Të shmangen Këshillohen
Qumështi dhe nënproduktet Qumështi normal (4% yndyrë). Kosi pa yndyrë (max 1-2%), djathi i njomë.
Zarzavatet Zarzavatet e skuqura ose të bëra krem. Të gjithë zarzavatet e tjera – asnjëherë të pabëra, të forta, të pagatuara
Frutat Agrumet si limon, portokall, qitro etj. Mollët, dardhat, pjeshkët, pjeprat, bananet, frutat e pyllit – asnjëherë të pabëra.
Buka dhe drithërat Të gjitha ato që janë bërë me qumësht normal (4% yndyrë) ose me  yndyrë të lartë. Ato të bëra me pak yndyrë dhe asnjëherë të ngrohta –gjithmonë të ndënjura.
Mishi dhe nënproduktet Çdo lloj mishi me dhjamë, salçiçet, pancetta. Mishërat e bardha pa dhjamë e yndyrë, pula, peshku (pa lëkurë)
Yndyra, vajrat Të gjitha llojet e yndyrnave dhe vajrave shtazore. Yndyrnat bimore në sasi të vogla.
Ëmbëlsirat Çokollatat, të gjithë ëmbëlsirat e bëra me yndyrna ose vajra. Të gjitha ato të bëra pa ose me sasi shumë të vogla yndyre (më pak se 3g yndyrë për njësi).
Pijet Pijet alkoolike, kafeja (me ose pa kafeinë), pijet me gas, çajrat, çaji me mente. Pijet pa kafeinë (përveç kafes), çajrat bimorë pa mente, lëngjet (përveç atyre të agrumeve dhe domates), ujë.
Supërat Supërat me pulë, mish viçi, qumësht ose supërat krem. Supërat pa ose me pak yndyrë.

Çfarë janë shkruar më sipër përcaktojnë kufijtë e përgjithshëm të dietës tuaj nëse vuani nga sëmundja e refluksit gastroezofageal. Çdo organizëm është i ndryshëm nga tjetri dhe për pasojë reagon ndryshe ndaj ushqimit. Ka ushqime që disa individë i tolerojnë kurse disa të tjerë jo. Ju duhet të jeni në gjëndje të mësoni çfarë ushqimesh mund të tolerojë organizmi juaj dhe çfarë jo, në mënyrë që ta personalizoni dietën tuaj sa më mirë.

Shkarko PDF 

error: Content is protected !!