Dieta per Kolitin Ulçeroz dhe Morbus Crohn

09/08/2017
Dieta per Kolitin Ulçeroz dhe Morbus Crohn

Nëse jeni diagnostikuar me një nga sëmundjet e mësipërme:

  • Ju mund të mos tretni dhe absorboni ushqimin që hani.
  • Ju mund të keni nevojë për disa vitamina dhe minerale.
  • Disa medikamente që merrni mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për t’u ushqyer.


Udhëzimet

  1. Vaktet tuaja duhet të jenë të vogla në sasi dhe të shumta në numër, jo e kundërta. E mira është të ndani ushqimin e 3 vakteve të zakonshme në 5 vakte.
  2. Kur ju shfaqen simptomat, konsumoni vetëm ushqimet që ndodhen në seksionin “Këshillohen” në tabelën që ndodhet në faqen mbrapa të kësaj broshure.
  3. Kur diarrea pakësohet, mund të konsumoni sasi të vogla ushqimesh me krunde, si dhe fruta e zarzavate që përmbajnë sasi të larta fibrash. Provojini një e nga një. Nëse keni dhimbje barku ose diarre, atëherë mos e konsumoni ushqimin e ri. Mund ta provoni përsëri në një periudhë të mëvonshme.
  4. Konsumoni sa më shumë lëngje për të shmangur dehidratimin. Duhet të pini të paktën 7-8 gota me lëngje çdo ditë.
  5. Mund të përdorni probiotikë dhe prebiotikë. Konsultohuni gjithmonë me mjekun para se ti merrni.
  6. Mund të përdorni multivitamina. Mund të këni nevojë për disa vitamina më tepër se disa të tjera. Gjithmonë konsultohuni me mjekun para se ti merrni.
  7. Gjatë periudhave që nuk keni simptoma, mund të konsumoni gradualisht ushqime me krunde dhe varitete të ndryshme frutash dhe zarzavatesh. Gjithmonë futni ushqimet e reja në dietën tuaj gradualisht, me sasi të vogla dhe një e nga një.


Grupet e ushqimeve

Grupimi Të shmangen Këshillohen
Qumështi dhe nënproduktet Kosi i frutave, qumështi normal (4% yndyrë), salca e kosit, akullorja. Qumështi dhe kosi pa yndyrë (max 1%),djathi me pak yndyrë, akullorja me pak yndyrë.
Zarzavatet Panxhari, brokoli, lakra, lulelakra, misri, fasulet, kërpudhat, bamjet, qepët, specat, spinaqi, kungulli. Shumica e zarzavateve të gatuara mirë dhe pa fara, patate pa lëkurë, sallatë jeshile, lëng zarzavatesh i kulluar.
Frutat Të gjithë frutat e gjalla përveç mollës së qëruar, bananes së pjekur mirë, dhe pjeprit.

Qershitë dhe frutat e pyllit të konservuara, lëngu i kumbullave të thata, frutat e thata.

Lëng frutash pa tul (përveç lëngut të kumbullave të thata), banana të pjekur mirë, pjeprat e ndryshëm, mollët e qëruara, frutat e konservuara (përveç qershive dhe frutave të pyllit).
Buka dhe drithërat Buka me krunde, makaronat me krunde, krekërsat me krunde, orizi bojëkaf, dhe buket e ndryshme me fara. Buka, makaronat, krekërsat dhe çdo gjë e bërë me drithëra të përpunuara dhe miell të bardhë.
Proteinat Çdo llojmishi me dhjamë ose i skuqur,salçiçet, pançeta, sallami, mishi i forte për tu përtypur, vezët e skuqura, fasulet, frutat e ndryshme të thata, gjalpi i kikirikut. Mishërat e butë, të gatuarmirë, pula, peshku, veza të përgatitura pa yndyrë.
Yndyra, vajrat Kufizoni sasinë e yndyrnave në më pak se 8 lugë çaji në ditë. Kufizoni sasinë e yndyrnave në më pak se 8 lugë çaji në ditë.
Pijet Pijet alkoolike, pijet me shumë sheqer nëse përkeqësojnë diarrenë, çdo lloj pije me kafeinë si kafeja, coca-cola, çajrat e ndryshëm. Uji, kafeja, çajrat dhe disa lëngje pa kafeinë.
Të Tjera Substancat ëmbëlsuese si sorbitoli, mannitoli, xylitoli të cilat gjënden në çamçakizat dhe ëmbëlsirat pa sheqer, si dhe në disa lloje medikamentesh.  

Çfarë janë shkruar më sipër përcaktojnë kufijtë e përgjithshëm të dietës tuaj nëse vuani nga Koliti Ulçeroz ose Morbus Krohn. Çdo organizëm është i ndryshëm nga tjetri dhe për pasojë reagon ndryshe ndaj ushqimit. Ka ushqime që disa individë i tolerojnë kurse disa të tjerë jo. Ju duhet të jeni në gjëndje të mësoni çfarë ushqimesh mund të tolerojë organizmi juaj dhe çfarë jo, në mënyrë që ta personalizoni dietën tuaj sa më mirë.

 

Shkarko PDF