Diarrea

09/08/2017

Me diarre përkufizohen rastet kur:

  • Shpeshtësia e jashtëqitjes është 3 ose më shumë herë në ditë
  • Fortësia e feçes është e butë ose e ujshme
  • Pesha e jashtëqitjes është e shtuar ( > 200 gr/ditë).

Diarrea klasifikohet në:

  • Diarre akute
  • Diarre kronike (e cila zgjat më shumë se 3 javë).

Shkaqet më të shpeshta mund të jenë:

  • Infeksioze:
    • Nga Bakteret: E.Coli, Salmonela, Yersinia, Campylobakter Jejuni, Shigella, Vibrio Cholera etj.
    • Nga Viruset: Norovirus, Rotavirus etj
    • Protozoare: Entamoeba Histolytica, Giardia lamblia, Kryptosporidien etj.
  • Diarre e induktuar nga marrja e antibiotikëve.
  • Diarre e induktuar nga marrja e medikamenteve të tjera. Disa shembuj janë:
    • Laksativë (kundër kapsllëkut)
    • Zytostatikë(antitumorale)
    • Colchicin (antireumatizmale)
  • Alergji nga ushqimet ose intolerancë ushqimore. Disa shembuj janë:
    • nga Laktoza
    • nga Fruktoza
  • Gjëndje të cilat të çojnë në maldigjestion (keqtretje). Disa shembuj janë:
    • Gjëndje postgastrektomie (të sëmurët të cilët janë operuar nga stomaku).
    • Insufiçenca ekzokrine e pankreasit (pamundësia e daljes së enzimave të pankreasit në zorrë)
  • Sëmundje të cilat çojnë në malabsorbim (keqthithje të lëndëve ushqimore).
  • Sëmundje inflamatore kronike të zorrës si:
    • Morbus Crohn
    • Koliti Ulçeroz
  • Sindroma e Zorrës së Irrituar
  • Adenoma dhe Karcinoma te Kolonit (Kanceri i Zorrës së Trashë)
  • Shkaqe hormonale:
    • Hipertiroza (prodhim i shtuar i hormoneve të tiroides)
  • Neuropatia Diabetike Autoimmune (dëmtime të fijeve nervore nga sëmundja e diabetit)

Diagnoza:

  • Vizita Gastro-Hepatologjike.
    • Anamneza. Disa nga pyetjet që mjeku mund të bëjë janë:
      • Sa kohë ka pacienti me diarre.
      • Shpeshtësia, ngjyra dhe volumi i feçes.
      • Prani e gjakut dhe/ose e mukusit në feçe.
      • Prania e simptomave të tjera shoqëruese si temperaturë, dhimbje barku, dhimbje kyçesh, lodhje trupore.
  • Ekzaminimi objektiv:
    • Ekzaminimi i barkut
    • Gjëndja e hidratimit (e tharjes së organizmit si etja për ujë, lëkurë e rrudhur dhe e thatë)
    • Temperatura
    • Simptoma ekstraintestinale (jashtë tubit tretës)
  • Ekzaminime laboratorike:
    • Feçe gjak okult
    • Feçe për leukocite, për yndyrë, për Elastazë 1, për Clostridium dhe toksinat e tij A dhe B etj.
    • Feçe Parazit
    • Koprokulturë
    • Gjak komplet me Eritrosediment
    • Elektrolitet
    • Kreatinemi
    • Glicemi
    • Amilazemi
    • Lipazemi
    • Ekzaminime serologjike për mikrobe të caktuara
    • Anti-TG2-Ak (tregues për malabsorbimin nga proteina e grurit)
    • TSH (tregues për homonet e tiroides)
  • Ekzaminime endoskopike: Kolonoskopi në disa raste edhe me biopsi, Gastroskopi me biopsi në Duoden.
  • Teste të frymës si për shembull: testi (prova) i tolerancës së Xylose-s, testi i Ureazës.

Trajtimi:

  • Trajtimi me antibiotik kur shkaktari i diarresë është bakter (pas testit të Koprokulturës)
  • Trajtimi me antiprazitar kur shkaktarë janë parazitet
  • Nëse shkak për diarrenë janë antibiotiket apo medikamente të tjera, ndërpritet marrja e tyre ose zëvendësohet marrja e tyre me medikamente të tjera.
  • Terapi specifike për sëmundjet inflamatore të zorrës.
  • Rehidratimi nëpërmjet dhënies së lëngjeve dhe elektroliteve.
  • Marrje e frenuesve të peristaltikës (lëvizshmërisë) së zorrës si për shembull Loperamid. Kjo vetëm për një kohë shkurtër.
  • Trajtimi me Spasmolitike (medikamente) për të qetësuar dhimbjet e barkut.

Parandalimi:

  • Kushtet higjieno-sanitare të ambjenteve ku jetojmë dhe punojmë mund të kryejnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e diarresë.
  • Higjiena personale është shumë e rëndësishme.
  • Marrja pa kriter, dhe pa rekomandimin e mjekut, e antibiotikëve është gjithashtu e pakëshilluar.