Cirroza e mëlçisë

09/08/2017
cirroza

Me Cirrozë të Mëlçisë kuptojmë:

  • Shkatërrim të indit dhe strukturës së enëve të gjakut të mëlcisë.
  • Zëvendësim të indit normal të mëlçisë me ind lidhor (Fibrozë) dhe shfaqjen e masave rigjeneruese si xhunga që i japin mëlçisë formë të ngjashme me një patate.
  • Dëmtim të furnizimit me gjak të mëlçisë duke shkaktuar atë që quhet Hipertension Portal (rritje e presionit të gjakut në Venën Porta për shkak të rezistencës që ka rryma e gjakut nga fibroza e mëlçisë). Vena Porta është vena që grumbullon gjakun nga zorra e hollë dhe ajo e trashë, gjak i pasur me proteina, yndyrna, karbohidrate, vitamina dhe kripra minerale, gjak të cilin kjo venë e çon në mëlçi për t’u filtruar përpara se ky gjak të futet në qarkullimin e gjakut e të shkojë në zemër.
  • Humbje të funksioneve me rëndësi jetike të mëlçisë.

Cirroza

Cirroza është stadi i fundit i sëmundjeve kronike të mëlçisë. Ajo zakonisht zhvillohet në një periudhë kohore mesatare prej 10 vitesh dhe në raste shumë të rralla kjo sëmundje mund të zhvillohet për një periudhë të shkurtër (me periudhë të shkurtër nënkuptojmë 1 ose 2 vite).

Disa nga shkaqet kryesore të kësaj sëmundje mund të jenë:

  • Abuzimi me pijet alkoolike (40% në vëndet e industrializuara).
  • Viruset e Hepatitit B, C, D (55% në vëndet e industrializuara).
  • Shkaqe të tjera (rreth 5%).

Ankesat:

  • Lodhje, pafuqi trupore, kufizim i aktivitetit fizik.
  • Ndjesi e ngopjes ose e shtypjes në pjesën e sipërme të barkut.
  • Meteorizëm (fryrje e barkut).
  • Ndjesi e të vjellit.
  • Rënie në peshë.
  • Spider Naevi (nishane të kuq në lëkurë me pamjen e jashme si të merimangës).
  • Skuqje të pëllëmbëvë të duarve dhe të shuallit të këmbëvë (Eritema palmare dhe plantare), çarje të cepave të buzëve.
  • Ngjyrim i ërrët i lëkurës tek të sëmurët me Hematokromatozë (sëmundjen nga mbingarkesa e gjakut me hekur).
  • Shenja neurologjike tek të sëmurët me Morbus Wilson (sëmundjen nga mbingarkesa e gjakut me bakër).
  • Shqetësime që lidhen me hormonet:
    • Tek meshkujt: humbje e qimeve në trup, shqetësime që lidhen me potencën seksuale, atrofi (zvogëlim të përmasave) të testikujve, zmadhim i gjoksit (gjinekomasti).
    • Tek femrat: Çrregullime të ciklit menstrual.
  • Simptoma që lidhen me komplikacionet e Cirrozës:
    • Zverdhje.
    • Prirje për hemorragji.
    • Kaheksi (dobësim i theksuar).
    • Pasojat e Hipertensionit portal (gjakrrjedhje nga variçet).
    • Ascit (grumbullimi i ujit në bark).
    • Edema (ënjtje të trupit).
    • Zmadhim i Shpretkës etj.
    • Kanceri i Mëlçisë.

Diagnoza:

  • Vizitë Gastro-Hepatologjike.
  • Analiza laboratorike:
    • Gjak komplet.
    • Albuminemi.
    • Indeksi i protrombinës/INR.
    • Bilirubinë Totale, Bilirubinë Direkte.
    • Lipidograma.
    • SGOT, SGPT, GGT, AFP.
    • AgHbs, AntiHCV.
    • Markerat tumoralë si AFP, CEA, Ca 19-9 tek ata të sëmurë që vuajnë prej vitesh nga kjo sëmundje.
  • Ekografi Abdominale.
  • Elastografia (evidentimi me Eko Abdominale të elasticitetit të indit të Mëlçisë).
  • CT Abdominal (skaneri abdominal).
  • Laparoskopi (pamja me sondë e hapsirës së brëndshme të barkut, nëpërmjet “murit” të barkut).

Trajtimi:

1. Masa të përgjithshme:

  • Ndërprerje e konsumit të alkoolit.
  • Ndërprerje e medikamenteve që dëmtojnë Mëlçinë (acetaminophene – p.sh. paracetamol).
  • Konsum i ekuilibruar i kalorive dhe proteinave.
  • Marrje e suplementeve me vitamina sipas gjykimit të mjekut.

2. Trajtimi i sëmundjes bazë:

  • Terapi me medikamente (antisupresivë) në rastin e Hepatitit Autoimun.
  • Terapi me medikamente (antiviralë) në rastin e Hepatitit Kronik Viral.
  • Heqje e Hekurit të tepërt nga organizmi në rastin e Hemokromatozës (Aderlas ose Chelator-Terapi).
  • Heqje e Bakrit të tepërt nga organizmi në rastin e M. Wilson (Trientinë ose D-Penicilamin).

3. Trajtimi i komplikacioneve (Hemorragjisë nga Variçet, Ascitit, Encefalopatisë Hepatike etj)

4. Transplant i Mëlçisë.

Prognoza e Cirrozës Hepatike varet nga:

  1. Shkaku i Cirrozës së Mëlçisë.
  2. Komplikacionet.
  3. Stadi i Cirrozës së Mëlçisë.

Shkaqet më të shpeshta të vdekjes nga kjo sëmundje janë:

  • Insuficenca Hepatike dhe/ose Hemorragjia nga Variçet.
  • Kanceri (Karcinoma Hepatoqelizore), në stad më të vonshëm.

Duhet thënë se Cirroza hepatike është sëmundje progresive, e parikthyeshme. Mjekimi ka për synim të parandalojë komplikacionet por shërim të plotë të sëmundjes nuk ka.

Parandalimi

  • Të sëmurët që janë mbartës të virusit të Hepatitit B duhet rregullisht të paktën një herë në vit të bëjnë një Vizitë Gastro-Hepatologjike edhe pa pasur ankesa.
  • Disa masa të tjera parandaluese që mund të merren janë:
    • Ndalimi i konsumit të rregullt të alkoolit.
    • Vaksinimi për Hepatitin B.
    • Evitimi i ndërhyrjeve kirurgjikale në klinika të pa lincensuara.
    • Marrja e masave për të kryer marrdhënie seksuale të mbrojtura.
    • Evitimi i marrjes pa kriter i medikamenteve që dëmtojnë Mëlçinë (p.sh. paracetamoli).
    • Evitimi i punimit me lëndë helmuese në ambiente të pa ajrosura mirë.
  • Kryerja e një kontrolli rutinë (check-up) mjekësor, me analiza instrumentale dhe laboratorike, edhe pa pasur shqetësime, mund të ndihmojë në parandalimin ose kapjen në stade fillestare të sëmundjeve të ndryshme të mëlçisë. Ky kontroll mund të përfshijë:
    • Bilirubinë Direkte, Bilirubinë Totale, SGOT, SGPT, ALP, GGT.
    • Lipidogramë (Analiza e yndyrnave në gjak).
    • Ekografi Abdominale.
    • AgHbs, AntiHCV (Testet e Hepatitit B dhe C).