Koliti Spastik, ose Sindromi i Zorrës së Irrituar përshkruhet si një grup ankesash të cilat vazhdojnë për një periudhë relativisht të gjatë kohore mbi tre muaj. Këto ankesa dëmtojnë cilësinë e jetës dhe për to nuk ka një sëmundje të përcaktuar që të jetë përgjegjëse.
Sëmundjet Inflamatore të Zorrës në shumicën e rasteve nënkuptojnë Kolitin Ulçeroz ose Morbus Crohn. Të dyja kanë të bëjnë me inflamacionin kronik të shtresave të mukozës së zorrës së hollë dhe/ose zorrës së trashë. Secila nga këto dy sëmundje ka karakteristika specifike.
Polipet janë fryrje ose ngritje të mukozës të cilat zhvillohen në hapësirën e organeve kavitare të traktit tretës (Ezofag, Stomak, Zorrë e hollë, Zorrë e Trashë, Tëmth). Në disa raste polipet shfaqen edhe në formë të sheshtë dhe quhen sesile. Polipet gastrointestinale, veçanërisht ato të stomakut dhe zorrës së trashë, janë më të shpeshtë krahasuar me llojet e tjera të polipeve të traktit tretës. Gjithashtu, ato kanë shumë karakteristika të përbashkëta midis tyre.
Konstipacion mund të jetë:
- Shpeshtësia e jashtëqitjes më pak se 3 herë në javë.
- Kur jashtëqitja kryhet me vështirësi.
- Kur jashtëqitja është në trajtë të fortë.
- Kur ndjesia e mos zbrasjes së plotë të zorrës së trashë vazhdon edhe pas defekimit.
- Kur përjetohet ndjesia e bllokimit të vrimës së jashtëqitjes.
Kondilomat janë formacione si kokrriza shumë të vogla të ngritura mbi lëkurë që në shumicën e rasteve gjënden në organet gjenitale. Shkaqet kryesore përfshijnë viruset të cilat transmetohen shpesh me rrugë seksuale.
Kanceri i Zorrës së Trashë, zhvillohet në Zorrën e Trashë dhe në Rektum (10-15cm e fundit të tubit tretës).
- Kanceri është një term që përdoret për të treguar një rritje indore si pasojë e një devijimi, degjenerimi patologjik që devijon nga rritja normale qelizore. Karakteristikë e qelizës kanceroze është ndryshimi i strukturës qelizore, aftësia e saj për t’u përhapur në indet fqinje dhe aftësia për tu shpërndarë në organet periferike.
- Sipas shpeshtësisë së incidencës në njerëz, Kanceri i Zorrës së Trashë, zë vendin e dytë në Europë dhe të tretin në Botë. Ai prek çdo moshë dhe çdo segment të Zorrës së Trashë.
- Në 60% të rasteve ky Kancer prek 40cm e fundit të Zorrës së Trashë.
Hemorroidet janë enë gjaku në sipërfaqen e brëndshme të kanalit anal. Funksionet e tyre janë:
- Të mbyllin kanalin anal nga brënda në mënyrë që të mos ketë dalje të pavullnetshme të gazrave dhe/ose jashtëqitjes.
- Të mbrojnë muskujt e kanalit anal.
Fistulat janë kanalëza që formohen midis pjesës së fundit të zorrës së trashë ose kanalit anal dhe lëkurës rreth këtij të fundit.
Fissura e Kanalit Anal është një çarje gjatësore e këtij kanali e cila në shumicën e rasteve është ndodh në murin e pasëm të këtij kanali nga ana e kërbishtit.