Author: admin-kajo

09/08/2017

Fissura e Kanalit Anal është një çarje gjatësore e këtij kanali e cila në shumicën e rasteve është ndodh në murin e pasëm të këtij kanali nga ana e kërbishtit.

09/08/2017

Foetor Ex Oris (Era e Keqe e Gojës) Në praktikën e përditshme të Mjekut Gastrolog janë të shumta rastet e pacientëve që ankohen për erën e keqe të gojës. Disa prej shkaqeve të saj janë:

09/08/2017

Divertikujt janë deformime, ose zgjerime nga brënda jashtë – në formë xhepi, të shtresës së brëndshme dhe të jashtme të murit tek disa organe të tubit tretës.

09/08/2017

Disfagia ose vështirësia në gëlltitje është një nga ankesat më të shpeshta që e bëjnë pacientin të shkojë tek mjeku Gastrolog. Kjo ankesë nuk duhet anashkaluar veçanërisht pas moshës 45 vjeç. Një pacient mbi 45 vjeç me vështirësi në gëlltitje duhet domosdoshmërisht të kryejë ekzaminimin e Gastroskopisë për të përjashtuar një shkak të mundshëm si ai i kancerit të ezofagut.

09/08/2017

Me diarre përkufizohen rastet kur:

  • Shpeshtësia e jashtëqitjes është 3 ose më shumë herë në ditë
  • Fortësia e feçes është e butë ose e ujshme
  • Pesha e jashtëqitjes është e shtuar ( > 200 gr/ditë).

09/08/2017
cirroza

Me Cirrozë të Mëlçisë kuptojmë:

  • Shkatërrim të indit dhe strukturës së enëve të gjakut të mëlcisë.
  • Zëvendësim të indit normal të mëlçisë me ind lidhor (Fibrozë) dhe shfaqjen e masave rigjeneruese si xhunga që i japin mëlçisë formë të ngjashme me një patate.
  • Dëmtim të furnizimit me gjak të mëlçisë duke shkaktuar atë që quhet Hipertension Portal (rritje e presionit të gjakut në Venën Porta për shkak të rezistencës që ka rryma e gjakut nga fibroza e mëlçisë). Vena Porta është vena që grumbullon gjakun nga zorra e hollë dhe ajo e trashë, gjak i pasur me proteina, yndyrna, karbohidrate, vitamina dhe kripra minerale, gjak të cilin kjo venë e çon në mëlçi për t’u filtruar përpara se ky gjak të futet në qarkullimin e gjakut e të shkojë në zemër.
  • Humbje të funksioneve me rëndësi jetike të mëlçisë.

09/08/2017
Dieta per Ulçeren dhe Gastritet

Simptomat e ulçerës dhe gastriteve, të cilat përfshijnë diskomfort, dhimbje, ose djegie në pjesën e sipërme të abdomenit, shpesh shfaqen afërsisht 1(një) orë pas ushqimit. Pavarësisht, se dieta ushqimore nuk është shkaktar direkt i ulçerave të ndryshme, ajo ngelet një pjesë shumë e rëndësishme e planit të trajtimit së bashku me medikamentet dhe mënyrën e jetesës. Ka disa ushqime që e përkeqësojnë ulçerën dhe ngadalësojnë proçesin e shërimit.

09/08/2017
Dieta per Kolitin Ulçeroz dhe Morbus Crohn

Nëse jeni diagnostikuar me një nga sëmundjet e mësipërme:

  • Ju mund të mos tretni dhe absorboni ushqimin që hani.
  • Ju mund të keni nevojë për disa vitamina dhe minerale.
  • Disa medikamente që merrni mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për t’u ushqyer.

09/08/2017
Dieta per Kolitin Spastik

Dieta, ushqimi dhe mënyra e të ushqyerit ndikojnë në simptomat e Kolitit Spastik. Shumë pacientë që vuajnë nga koliti spastik vënë re përkeqësim të simptomave pas ushqimit. Ndikimi i dietës është unik në çdo person. Për këtë arsye nuk ka një dietë të përgjithshme e cila të funksionojë për çdo person. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të keni nën kontroll sëmundjen tuaj.

09/08/2017
Dieta per Refluksin Gastroezofageal

Simptomat e refluksit shkaktohen kryesisht nga ushqimi, por ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në përkeqësimin e tyre. Më poshtë do të gjeni disa rekomandime të nevojshme për të zvogëluar sa më shumë këto simptoma.

error: Content is protected !!