Author: admin-kajo

09/08/2017

Hepatokarcinoma Primare ose Karcinoma Hepatoqelizore, e cila mund të njihet në gjuhën popullore edhe si “kanceri parësor” jo metastatik i mëlçisë, është një tumor malinj i mëlçisë i cili fillesën e tij e ka po në mëlçi. Pra nuk është rasti i metastazave të përhapura në mëlçi si pasojë e sëmundjeve të tjera malinje të organizmit. Është një tumor mjaft i përhapur dhe gjithmonë në rritje në vendet e zhvilluara. Ai prek 3 herë më shumë meshkujt se femrat dhe zhvillohet zakonisht:

09/08/2017

Kanceri i stomakut lind nga rritja e pakontrolluar e qelizave të stomakut, degjenerimi dhe transformimi i tyre nga qeliza normale në qeliza tumorale. Nga ana statistikore:

09/08/2017

Kemi dy forma të Kancerit të Ezofagut:

  1. Carcinoma skuamoze – e cila fillesën e ka nga qelizat e ezofagut.
  2. Adeno Carcinoma – e cila fillesën e ka nga qelizat e stomakut.

09/08/2017

Hepatosteatoze Joetilike quhet dhjamosja e mëlçisë tek personat që nuk konsumojnë alkool. Steatohepatitis Joetilik është një inflamacion (pezmatim, vuajtje e mëlçisë) në kuadrin e një dhjamosje të melçisë tek një person që nuk konsumon alkool. Shkaqet e kësaj sëmundje nuk vijnë nga alkooli por nga shkaqe të tjera. Disa prej tyra janë:

09/08/2017

Gjithçka që ne marrim nëpërmjet ushqimit përpunohet në Mëlçi, duke përfshirë këtu edhe alkoolin. Mëlçia është organi i vetëm që redukton, përpunon apo shkatërron në një masë të konsiderueshme sasinë e alkoolit që ne konsumojmë. Por, mbrojtja nga intoksikimi (helmimi nga një sasi e caktuar alkooli) sigurohet vetëm në një periudhë të caktuar kohore nga mëlçia.

09/08/2017

Hepatiti Autoimun është një nga sëmundjet e rralla kronike të Mëlçisë. Shkaku i kësaj sëmundje është i paqartë. Autoantikorpet që konstatohen në gjakun e të sëmurëve janë më tepër një shprehje e sëmundjes se sa shkaku i saj.

09/08/2017
Hemorroidet

Hemorroidet janë enë gjaku në sipërfaqen e brëndshme të kanalit anal. Funksionet e tyre janë:

  • Të mbyllin kanalin anal nga brënda në mënyrë që të mos ketë dalje të pavullnetshme të gazrave dhe/ose jashtëqitjes.
  • Të mbrojnë muskujt e kanalit anal.

09/08/2017

Hemokromatoza është një nga sëmundjet metabolike më të zakonshme të mëlçisë. Brënda çdo qelize ka një balancë mjaft rigoroze të hekurit dhe enzimat brënda tyre kanë kërkesa të caktuara për të. Por kur hekuri është mbi nivelet e lejuara, pra kur kjo balancë prishet, hekuri kthehet në një helm të fuqishëm i cili çrregullon funksionin e disa enzimave të zinxhirit të frymëmarrjes qelizore. Kjo shkakton radikale të lira të oksigjenit të cilat në vetvete janë toksike.

09/08/2017

Gastriti është një inflamacion, dhe/ose një pezmatim i mukozës së stomakut që zhvillohet në mënyrë të papritur (forma akute) ose graduale (forma kronike).

09/08/2017

Fistulat janë kanalëza që formohen midis pjesës së fundit të zorrës së trashë ose kanalit anal dhe lëkurës rreth këtij të fundit.

error: Content is protected !!