Sëmundja e Wilson është një sëmundje e cila vjen si pasojë e mbingarkesës së organizmit me bakër, pasojë e një mutacioni (devijimi) të genit që është përgjegjës për metabolizmin e bakrit në organizëm. Në vëndet perëndimore kjo sëmundje prek afërsisht 1 në 30 000 njerëz.
Gurët e tëmthit evidentohen lehtësisht nëpërmjet ekzaminimit Ekografik Abdominal. Në vëndet e zhvilluara gurët e tëmthit gjënden nga 5% deri në 15% të popullsisë me një shpeshtësi më të lartë tek gjinia femërore.
Sëmundja e Celiakisë është një sëmundje imunologjike e lidhur me Glutenin (proteinë e cila gjëndet në drithëra), e cila prek disa organe. Ajo konsiston në mos-zbërthimin e plotë të proteinës së grurit nga enzimat përkatëse. Shkaku kryesor i kësaj sëmundje është intoleranca ndaj Gliadinës në persona me predispozitë gjenetike të caktuar (lidhja me HLA-DQ2 dhe HLA-DQ8). Gliadina është fraksion i tretshëm në alkool i Glutenit.
Polipet janë fryrje ose ngritje të mukozës të cilat zhvillohen në hapësirën e organeve kavitare të traktit tretës (Ezofag, Stomak, Zorrë e hollë, Zorrë e Trashë, Tëmth). Në disa raste polipet shfaqen edhe në formë të sheshtë dhe quhen sesile. Polipet gastrointestinale, veçanërisht ato të stomakut dhe zorrës së trashë, janë më të shpeshtë krahasuar me llojet e tjera të polipeve të traktit tretës. Gjithashtu, ato kanë shumë karakteristika të përbashkëta midis tyre.
Pankreasi është një organ gjëndor i tubit tretës që prodhon:
- Enzima të cilat derdhen në zorrë dhe duoden.
- Hormone të cilat derdhen në gjak.
Malabsorbimi është keqthithja e produkteve të tretura ushqimore nga zorra. Malabsorbimi mund të vijë:
- Për shkaqe funksionale. Në rastet kur nuk ka një sëmundje të zorrës.
- Për shkak të komponentit nervor, si stresi, i cili luan rol vendimtar në përthithjen e ushqimit.
- Për shkak të transportit jo të mirë të pjesëzave ushqimore (proteina, sheqerna, yndyrna) nga ana e disa elementëve të quajtura enzima transporti. Këto enzima ndodhen në mukozën e zorrës së hollë.
Konstipacion mund të jetë:
- Shpeshtësia e jashtëqitjes më pak se 3 herë në javë.
- Kur jashtëqitja kryhet me vështirësi.
- Kur jashtëqitja është në trajtë të fortë.
- Kur ndjesia e mos zbrasjes së plotë të zorrës së trashë vazhdon edhe pas defekimit.
- Kur përjetohet ndjesia e bllokimit të vrimës së jashtëqitjes.
Kondilomat janë formacione si kokrriza shumë të vogla të ngritura mbi lëkurë që në shumicën e rasteve gjënden në organet gjenitale. Shkaqet kryesore përfshijnë viruset të cilat transmetohen shpesh me rrugë seksuale.
Kanceri i Zorrës së Trashë, zhvillohet në Zorrën e Trashë dhe në Rektum (10-15cm e fundit të tubit tretës).
- Kanceri është një term që përdoret për të treguar një rritje indore si pasojë e një devijimi, degjenerimi patologjik që devijon nga rritja normale qelizore. Karakteristikë e qelizës kanceroze është ndryshimi i strukturës qelizore, aftësia e saj për t’u përhapur në indet fqinje dhe aftësia për tu shpërndarë në organet periferike.
- Sipas shpeshtësisë së incidencës në njerëz, Kanceri i Zorrës së Trashë, zë vendin e dytë në Europë dhe të tretin në Botë. Ai prek çdo moshë dhe çdo segment të Zorrës së Trashë.
- Në 60% të rasteve ky Kancer prek 40cm e fundit të Zorrës së Trashë.